LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Hoxha: Albulena Haxhiu duhet t’i zgjidhë problemet si ministre e jo si protestuese

Deputetja Hoxha: Albulena Haxhiu duhet t’i zgjidhë problemet si ministre e jo si protestuese

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, vlerëson se në vend duhet të protestohet çdo ditë derisa dhuna dhe vrasja e grave dhe vajzave të ndalet.

Hoxha foli edhe rreth pjesëmarrjes së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në protestë teksa thotë se duhet të luaj rolin e ministres e jo të protestueses.


“Është mirë që të protestojmë dhe të ngrisim zërin – duhet të protestojmë çdo ditë derisa nuk përmirësohet situata sepse shifrat janë alarmante”.

“Por, kur merr një detyrë që të është dhënë në mirëbesim nga qytetarët e Kosovës duhet ta ushtrosh atë detyrë dhe ta luash atë rol. Ministrja nuk është më as opozitare e as lëvizje e lirë siç ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, është ministrie e cila duhet t’i marrë përgjegjësitë në duart e veta që ia përcakton roli i saj dhe ligjet në fuqi”, tha Hoxha, për Klan Kosova.

“Të jetë karshi njerëzve e jo në turmën e njerëzve por karshi tyre për të diskutuar dhe për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme se si të dalim nga kjo situatë. E kuptoj që as nuk e ka gjetur këtë situatë e as ndoshta nuk do të mund ta përmirësojë deri në pikën zero por duhet të ballafaqohet me të dhe duhet të ballafaqohet nga roli i ministres dhe jo nga roli i protestueses”, tha Hoxha.

Hoxha mes tjerash ka folur edhe për situatën me pandeminë e COVID-19 në vend.

Sipas saj hapja që ka ndodhur në muajt e fundit nuk është menaxhuar mirë, prandaj edhe ka theksuar se tash kanë shpërthyer rastet e reja.

“Vala është pritur të ndodhë për shkak të hapjes së madhe. Edhe hapja e menaxhuar jo mirë e ka pasur efektin e vet. Po ashtu procesi i vaksinimit, të mos ketë vaksinim në vikend është absurd i llojit të vetë. Ka shumë gjëra e më së shumit më brengos komoditeti që shoh, jashtëzakonisht shumë komoditet sikur situata të jetë normal dhe kryeministri Kurti shkon nëpër vizita nëpër panaire në vend se të jetë aty ku ka krizë. Në emergjenca si këto duhet mobilizuar qeveria dhe jo vetëm. Shifrat janë tmerruese”.

“Ora policore shfrytëzohet si momentum që të mbyllen lokalet është mesazh. Virusi me orë policore nuk zhduket”, deklaroi Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori