LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Do të shkoja në zgjedhje, le të jenë referendum kundër presionit ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit

Deputetja e LVV-së: Do të shkoja në zgjedhje, le të jenë referendum kundër presionit ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje ka thënë se LVV-ja qysh në vazhdimësi ka qenë kundër themelimit të Asociacionit.

“Megjithatë dhe nëse ndërkombëtarët apo ambasadorët ndërkombëtar konsiderojnë që kjo marrëveshje tashmë është dashur të zbatohet dhe duhet të zbatohet, besoj që këtë duhej ta bënin me ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë Arbëresha Kryeziu-Hyseni.


Kryeziu-Hyseni ka thënë se vazhdojnë të mendojnë se Asociacioni është i panevojshëm për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e LVV-së ka shtuar se këtë marrëveshje nuk duhet të zbatojë askush dhe sipas saj, “fati në këtë fatkeqësi është që kjo marrӕveshje ende nuk është zbatuar”.

“Një pjesë e madhe e opozitës madje gjithë përgjegjësinë për këtë marrëveshje ia kanë lënë Qeverisë sepse nuk duan të përfshihen fare në atë se qfarë po ndodh sot”.

Kryeziu-Hyseni ka potencuar se nuk e kemi në qendër njohjen që duahet t’a kishim por ka akterë të ndryshëm që po tentojnë që Asociacionin t’a vendosin në qendër. “Kjo është një marrëveshje që do të duhej të diskutohej në kuadër të  çështjeve që duhej t’i diskutoni shtetet”.

Ndërsa për deklaratat e zyrtarëve amerikanë Chollet dhe Eskobar që është koha të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, se a janë këta zyrtarë kundër Repulikës së Kosovës, Kryeziu Hyseni ka deklaruar se nuk ka parë ndonjëherë të ketë kundërshtime sa i përket zyrtarëve amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Për presionin ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje, deputetje e LVV-së ka thënë se janë në presion për një çështje jetike dhe të rëndësishme dhe se e dinë se si do të veprojnë lidhur me këtë situatë, për të njëjtin qendrim ajo tha se janë të njoftuar dhe ndërkombëtarët.

Tutje ajo ka shtuar se nuk është i njëjti presion dhe në Serbi, sidomos gjatë muajve të fundit.

“E dimë se si do të veprojmë por nuk mund të ndajë sepse nuk jam pjesë e grupit negociator”, ka thënë ajo duke shtuar se është e sigurt që Asociacioni nuk do të themelohet dhe se duhet ta mbrojmë qëndrimin e kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti.

Tutje deputetja Kryeziu-Hyseni ka theksuar se nëse është një person i tillë që është dakord me themelimin e Asociacionit nuk beson që ai mund të jetë shqiptar.

“Sepse duhet të jesh me zero ndjenja kombëtare, me zero ndjenja atdhedashurie, për të thënë që unë e zbatojë marrëveshjën e Asociacionit”, ka theksuar tutje ajo.

Sa i përket mundësisë se do të ketë zgjedhje nëse nuk themelohet Asociacioni, deputetja e LVV-së ka shtuar se do të shkonte në zgjedhje. “Le të jetë një referendum popullor që i përgjigjet gjithë këtij presioni ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit”, ka shtuar tutje Kryeziu-Hyseni.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori