LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Prishtina i dha tenderin 8.5 milionësh kompanisë me pronar të dënuar për falsifikim

Deputetja e LVV-së: Prishtina i dha tenderin 8.5 milionësh kompanisë me pronar të dënuar për falsifikim

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci ka thënë të mërkurën se Komuna e Prishtinës i ka dhënë tenderë prej 8.5 milionë eurosh një kompanie, pronari i së cilës ishte i dënuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Fjala është për kompaninë e cila mori tenderin për ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë.


Për këtë kompani, Statovci tha se e ka të ndaluar nga Apeli që të marrë pjesë në prokurim publik, për një periudhë 10-vjeçare deri në vitin 2028.

Ky ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet.

“Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere shpreha shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit në OSHP lidhur me tenderin 8.5 milionësh, tender ky për rregullimin e rrugës A në Kryeqytet, rast i cili tashmë ka aktivizuar edhe Prokurorinë e shtetit. Shqetësimet implikojnë dhe OSHP-në në trajtimin e kesaj lënde”, ka shkruar Statovci duke postuar edhe fjalën e saj të plotë në komisionin parlamentar.

“Kultura e zhvatjes së parasë publike, ikjes nga përgjegjësitë ligjore, favorizimi i kompanive të caktuara që kanë lidhje politike, anipse zyrtarëve të tyre ju janë shqiptuar denime dhe ndalesa 10 vjeçare në proces prokurimi, duhet të marrë fund në vendin tonë”, theksoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori