LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Kica-Xhelili: Një ministre e Drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet ose të shkarkohet

Deputetja Kica-Xhelili: Një ministre e Drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet ose të shkarkohet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili tha se një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet.

Kica-Xhelili përmes një konference për media tha se edhe pse është premtuar nga partia në pushtet për ministra pa aktakuza, realiteti po e dëshmon të kundërtën, duke iu referuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


“Sot, përveç që pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ulur, po kërkohet dhe punohet për dorëzim të drejtësisë.  Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet. Ajo nuk ka kredibilitet të udhëheq me sektorin e drejtësisë. Nga sot e tutje, dhe çdo ditë që ajo vazhdon ta ketë këtë pozitë, ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbaj emrin e kryeministrit”, ka thënë Kica-Xhelili.

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës
Lexo po ashtu Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës

Ndryshe të premten, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte kërkuar nga prokurori Iliaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës. Kjo pasi sipas saj, mungon ekspertiza dhe faktet. Bëhet fjalë për rastin ku ajo bashkë me deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu, akuzohen se më 19 shkurt 2016 kanë poseduar jashtëligjshëm në Parlament nga një bombolë të gazit.

Ndërkaq, për këtë një ditë më parë kishte reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i cili ka dënuar gjuhën e përdorur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiut ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, në seancën gjyqësore ndaj saj të premten.

Lexoni më poshtë deklaratën e deputetës së LDK-së:

“Dje, më datë 10 shkurt 2023, Ministrja e Drejtësisë, në seancën gjyqësore në rastin ku ka aktakuzë të ngritur kundër saj, personalisht, i kërkoi prokurorit të dorëzohej.

Dorëzohu, i tha. Nuk është kurrë vonë.

Dhe jo, nuk e tha këtë ndonjë përfaqësuesi i saj. E tha ajo, vet. Nuk tha “Kërkoj drejtësi”. Në vend të shumë mundësive që kishte për të shprehur e përmbyllur qëndrimin e saj nga banka e të akuzuarës, ajo zgjodhi t’i thotë prokurorit: Dorëzohu! Këtë e tha Ministrja e Drejtësisë, pasqyra e asaj që mëton të jetë fytyra e sundimit të ligjit në Kosovë.

Institucioni kyç në vend që krijon politikat e drejtësisë; që ka për obligim ta ruaj pavarësinë maksimale ndaj sistemit të drejtësisë; që synon t’i hartoj e zbatoj politikat e vetingut që ti vetojë pikërisht këta akterë. Nuk ka aspak rëndësi në çfarë cilësie foli, sepse ajo tashmë disa herë në këtë qeveri, ka dëshmuar që nuk ka aftësi ta zhvesh petkun personal, e as atë të akuzuarës, kur hyn në Ministri e Kuvend. Harron që është institucion. Fyen, kërcënon, intimidon – ajo e të tjerë rreth saj.

Është premtuar ndryshim; pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë. Është premtuar për ministra pa aktakuza. Fatkeqësisht, realiteti po na dëshmon të kundërtën. Sot, përveç që pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ulur, po kërkohet dhe punohet për dorëzim të drejtësisë. Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet. Ajo nuk ka kredibilitet të udhëheq me sektorin e drejtësisë. Nga sot e tutje, dhe çdo ditë që ajo vazhdon ta ketë këtë pozitë, ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbaj emrin e kryeministrit.

Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit. Qofshin Elez, e qofshin Lumez – Prokurorët kërcënimin nuk e kanë për herë të parë, e frikësohem që nuk do të jetë as hera e fundit. Por është misioni ynë i përbashkët, misioni më fisnik e i guximshëm që duhet t’ia caktojmë vetvetes, që të sigurohemi që të jetë hera e fundit.

E vërtetë, kemi shumë punë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë! – është roli ynë si shoqëri, si masë e si politikë, që pareshtur të kërkojmë përgjegjësi e drejtësi nga gjyqtarët e prokurorët. që kurrë të mos ndalemi së ngritur zërin karshi çdo viktime që u bë e tillë, e çdo krimineli që endet rrugëve sepse drejtësia dështoj. por kurrë, asnjëherë, nuk duhet të lejojmë që pushteti ta ketë lirinë e kërcënimit, sepse pikërisht në emër të drejtësisë, pushtetet kanë abuzuar me të. pikërisht në emër të drejtësisë, sot drejtësinë e kemi të tillë. Asnjë shtet demokratik nuk do ta lejonte një individ kaq përçarës e të paaftë ta degradojë emrin e drejtësisë. Asnjë.

Duke qenë që thirrjet për shkarkime janë thirrje në vesh të shurdhër, kemi thirrje tjetër:

Për të gjithë akterët në sistemin e drejtësisë: Nuk jeni vetëm!

Për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës! MOS U DORËZONI!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori