LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e AAK-së i reagon Kusari-Lilës: Mimozë, taksa nuk do të hiqet, mësohu me këtë!

Deputetja e AAK-së i reagon Kusari-Lilës: Mimozë, taksa nuk do të hiqet, mësohu me këtë!

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj e ka quajtur kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën si kandidate të vetëshpallur për kryeministre.

Reagimi i deputetes Kadriaj vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të deputetes Kusari-Lila për kryeministrin Haradinaj, të cilin kjo e fundit e vlerësoi si të papërgjegjshëm.


Në një postim në rrjetin social Facebook, Kadriaj ka shkruar se Haradinaj ka formuar Ushtrinë, dhe nuk mund të jetë i papërgjegjshëm.

Kusari-Lila: Në Kosovë janë katër kryeministra, Haradinaj i papërgjegjshëm
Lexo po ashtu Kusari-Lila: Në Kosovë janë katër kryeministra, Haradinaj i papërgjegjshëm

“Kandidatja e vetëshpallur për Kryeministre Teknike, Mimoza, assesi të kuptohet çka thotë. Përpos artikulimit të dobët, Mimoza paska akuzuar kryeministrin për papërgjegjshmëri.  Një Kryeministër që themeloi Ushtrinë dhe që i tregoi vendin Serbisë na qenka i papërgjegjshëm”, ka shkruar Kadriaj, transmeton Telegrafi/

Ajo tutje ka thënë se vendimi për taksën, i ka prishur plane shumë njerëzve brenda Kosovës.

“Nejse, e qartë se taksa i paska prishur plane shumë njerëve brenda Kosovës. Por, çka t’i bësh! Nuk do të hiqet taksa Mimozë. Mësohu me këtë!”, përfundon postimi i Time Kadriajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori