LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e AAK-së: Kurti po blen kohë për mashtrim

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth vendimeve të fundit që mori Qeveria Kurti si dhe për mundësinë e heqjes së taksës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet.

Duke komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ulje të pagave për kabinetin qeveritar, ka thënë se çdo tendencë për të shfuqizuar një vendim të qeverisë së kaluar, është një paaftësi menaxheriale e Kurtit.

“Kjo ngase nuk po tregon në asnjë moment deri tash se cili është vizioni që ai ka ndërtuar për të ardhmen e vendit, por po merret me qeverinë paraprake. Paga e një ministri apo kryeministri do të duhej të ishte një pagë e dinjitetshme”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka pranuar se numri i madh i ministrave në qeverisjen Haradinaj i ka kushtuar buxhetit të shtetit dhe nuk është parë mirë në syrin e publikut.

“Ka pas shumë ministra dhe e pranoj që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit. Mirëpo kjo është një paaftësi e Qeverisë Kurti e cila po merret me të kaluarën e jo të ardhmen”, u shpreh Haxhiu.

Deputetja e AAK-së, shtoi se e gjithë kjo nga Kurti po bëhet për të blerë kohë.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në një intervistë në Telegrafi.com

“Gjithçka që flitet për të kaluarën është humbje kohe. Ai po blen kohë, kohë për mashtrim ngase është paaftësi e tij. Sinqeriteti dhe korrektësia e Haradinajt nuk mund të krahasohet me Kurtin”, tha deputetja Haxhiu.

Më tej shtoi se Vetëvendosje ka treguar edhe tendenca për të ndërhyrë në gjyqësor dhe drejtësi.

Haxhiu në këtë intervistë thotë se Qeveria Kurti nuk ka ofruar program qeverisës në ditën kur është votuar në Kuvend. Sipas saj mashtrimi i parë faktik nga Kurti ka ardhur që nga koha kur ai tha se me LDK-në do ta arrijnë koalicionin brenda 72 orëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori