Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se në 100 ditët e Qeverisë Kurti është vendosur një standard i ri i mënyrës së qeverisjes.
“Në përgjithësi mendoj se janë bërë shumë puna të mira. Qytetarët e kanë parë që me këtë qeveri është ndërtuar një standard i ri, nuk ka asnjë dyshim se a po vidhet apo po jepen tendera. Është krijuar një standard i ri, edhe pse është punuar me një dorë të lidhur”.
“Kjo qeveri po operon në detyrë për shkak se është shkarkuar nga Kuvendi dhe rrjedhimisht puna është shumë më e vështirë, duke shtuar këtu faktin se kjo qeveri, përpos që është marrë me punë të mira, është marrë edhe me një rast shumë emergjent që bota moderne s’e mban mend – pandemia Covid-19. Ka menaxhuar një krizë që gjithandej botës është lavdëruar për punën e mirë”, ka thënë Basha, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Mendoj se është penguar një punë edhe më e mirë pikërisht për shkak të shkarkimit të qeverisë. Ne nuk e kemi ndërprerë punën si Lëvizje Vetëvendosje. Në seancën për mocionin e mosbesimit kam thënë se do të ishte korrekte që së paku të pritet që të tejkalohet kjo krizë që ka prekur të gjithë qytetarët”.
“Pse është rrëzuar qeveria mendoj se dihen faktet. Presioni që ka ardhë nga Richard Grenell ka qenë një prej faktorëve kryesor – LDK-ja ka rënë pre e atij presioni dhe ka zgjedhur që ta rrëzojë qeverinë”.
Ai ka thënë se heqjen e taksës nuk e ka bërë vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por Lëvizja Vetëvendosje bashkë me LDK-në – ashtu siç janë marrë vesh në marrëveshjen për bashkëqeverisje.
“Në marrëveshjen qeverisëse ku jemi marrë vesh që do ta heqim taksën, por do ta zëvendësojmë me reciprocitetin. Këtë nuk e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, por e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje me LDK-në”.
Basha ka qenë shumë i ashpër me emisarin special të presidentit amerikan për dialogun, ambasadorin Richard Grenell.
Ai ka thënë se ai nuk i përfaqëson vlerat amerikane, derisa e ka quajtur “shërbëtor” të Donald Trumpit.
“[Richard] Grenellit i është dashur një marrëveshje e shpejtë, për shkak se është shërbëtor i [Donald] Trump. Nuk besoj që ai i përfaqëson vlerat e Amerikës, për shkak se Donald Trump flet për reciprocitetin dhe barazinë e qytetarëve”.
“Unë jam shtetas amerikan dhe e di se Amerika të mëson të jesh i barabartë me tjetrin. Ne kemi thënë që bisedojmë me Serbinë, por nëse Serbia ka pengesa ndaj prodhuesve dhe eksportuesve tanë duhet t’i vendosim edhe ne. Para 20 vjetëve na ka masakruar, tash ne mos të guxojmë t’i vendosim masat e njëjta që i ka vendosur ndaj nesh?”.
“Serbia i mban 2000 trupa të vdekur shqiptarë ku nanat nuk e dinë se ku i kanë varret që të shkojnë të qajnë edhe ne me u dorëzua Serbisë, për shkak që [Richard] Grenellit po i duhet një marrëveshje e shpejtë që të mund t’ia dërgoj një trofe [Donald] Trumpit para zgjedhjeve në SHBA. Kjo nuk është vlerë amerikane, është interes i Richard Grenellit për Donald Trumpin”, ka thënë Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

BFI: Dënojmë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për nisjen e procedurës për deakreditimin e Medresesë Isa Beu

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?