LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i VV-së Agusholli fton shtetin të merret me fenomenin e fajdes në Pejë

Deputeti i VV-së Agusholli fton shtetin të merret me fenomenin e fajdes në Pejë

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Gramos Agusholli në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka folur për dukurinë e fajdes në vendin tonë, veçanërisht në Pejë, gjatë kohëve të fundit.

Deputeti Agusholli, ka ftuar organet shtetërore të vendit të merren me këtë problematikë.

“Janë të rënda, të brishta dhe brengosëse të dhënat në të cilat paraqitet fati i qytetarëve, viktima të drejpërdrejta nga fenomeni i fajdeve… Vetëm gjatë muajit të fundit, gjithnjë sipas dyshimeve fillestare, dy të rinjë nga qyteti i Pejës, bashkëqytetarë të mi, i dhanë fund jetës, për shkak se kishin rënë viktimë e skemave të dnryshme të fajdeve… Organet tona kompetente kanë përgjegjësi ligjore që ti qasen në mënyrë më serioze kësaj veprimtarie kriminale, duke ndjekur dhe ndëshkuar ligjërisht personat përgjegjës dhe në anën tjetër tu ofrojnë ndihmë dhe mbështetje qytetarëve që janë drejtpërdrejt të rrezikuar nga ky fenomen i fajdeve. Në këtë rast, ne, Deputetët e Kuvendit ofrojmë përkrahje për organet dhe institucionet e zbatimit të ligjit dhe zbatuesit e rendit publik.”-tha Deputeti Gramos Agusholli.


Ndryshe, fjalimi i sotëm e deputetit Agusholli, është prej atyre më konkret në nivel vendi, rreth kësaj problematike. Gramos Agusholli vie nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e cila drejton qeverinë e Kosovës dhe mesazhi i tij, pritet ti vëjë në lëvizje organet e rendit dhe drejtësisë, për veprim më konkret ndaj këtij fenomeni./Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori