LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Vetëvendosjes tërhiqet nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

Deputeti i Vetëvendosjes tërhiqet nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit
Foto: Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Besim Muzaqi ka bërë të ditur se është tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Muzaqi gjithashtu ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë shpenzimet e deputetëve tjerë, transmeton Telegrafi.


“Si deputet i legjislaturës së tetë natyrisht që e kam pa që së bashku me pagën vjen edhe një pagesë në emër të shpenzimeve të udhëtimit.
Meqenëse ishin shuma jo shumë të mëdha (prill 10€, maj 70€, qershor 70€, korrik 110€, gusht 120€, Shtator 40€ tetor 20€, nëntor 20€, dhjetor 60€ dhe janar 90€) nuk jam interesuar se në bazë të çfarë rregulloreje na ndahen. Qenka një vendim i Kuvendit i vitit 2011, mbi bazën e të cilit qenka realizuar kjo pagesë”.

Tutje ai ka shkruar ” pas publikimit të një diagrami në media jo vetëm që u befasova por u ndjeva shumë keq për shumat që arrijnë në emër të udhëtimit. Vendimi i vitit 2011 duhet ndryshuar”.

Së fundmi, në media janë publikuar të dhënat për disa deputetë, ku për gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kanë bërë shpenzime të mëdha të karburantit, për të shkuar në seancë dhe në komisione.

Për dy muaj, njëri nga deputetët ka shpenzuar 870 euro për karburante. Ndër deputetët që kanë shpenzuar më së shumti janë: Pal Lekaj, Yllëza Hoti, Hajdar Beqa, Armend Zemaj, Gramos Agusholli, Agon Batusha, Duda Balje, Albana Bytyqi, Artan Abrashi, Fatmire Kollcaku, Haxhi Avdyli dhe Mërgim Lushtaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori