LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Tolaj: Stafi shëndetësor i rrezikuar nga coronavirusi, s’kanë paisje mbrojtëse

Deputeti Tolaj: Stafi shëndetësor i rrezikuar nga coronavirusi, s’kanë paisje mbrojtëse

Deputeti i AAK-së, njëherësh specialist i njohur në fushën e ortopedisë, Arbër Tolaj, ka thënë disa sugjerime për të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbrohen nga mundësia e infektimit me coronavirus.

Ai ka thënë se është mirë të respekton udhëzimet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa ka kritikuar Qeverinë për mungesë të pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor i cili do t’i trajtojë të sëmurit nga ky virus.


Tolaj ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që ta marrë më seriozisht situatën dhe t’i kryej detyrat ndaj stafit mjekësor.

Ky është shkrimi i plotë i Tolajt:

Të nderuar bashkëqytetarë të Kosovës,

Në këto ditë të vështira, kur gjithë globin e ka kapluar paniku nga virusi i padukshem vdekjeprurës, i cili ka trazuar shpirtrat e njerëzimit gjithandej, tashmë kur as Kosova nuk i rezistoj dot, meqë veç kemi dy rastet e para të konfirmuara zyrtarisht, juve qytetarë të Republikës së Kosovës, ju ftoj ti respektoni udhëzimet e përcaktuara nga OBSH.

Si Doktor dhe bashkeqytetar i juaji, apeloj që të qëndroni në shtëpi dhe të ju bindeni rregullave për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirusit (COVID-19) ngase virusi mund te jetë kudo, por ne nuk mund ta shohim. Gjithsesi duke qenë të kujdesshëm neve krijojmë preventivë dhe parandalojmë të keqen.

E konfirmuar: Dy persona të infektuar me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu E konfirmuar: Dy persona të infektuar me coronavirus në Kosovë

Natyrisht sot, në krye të detyrës qëndrojnë betuesit e Hipokratit – Heronjët tonë, pra mjekët dhe infermierët e Kosovës, të cilët pavarësisht se janë të parët të cilët i ekspozohen rrezikut, shprehin gatishmërinë dhe përkushtimin që me devotshmëri e dinjitet të shpëtojnë jetën e pacientit.

Megjithatë është për keqardhje, se si edhe në këtë situatë të jashtëzakonshme, gjithnjë bazuar në informacionet që posedojmë, Personeli shëndetësor akoma nuk është furnizuar mjaftueshëm me pajisje dhe materiale mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë.

Prandaj duke pas parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi, urgjentisht kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që ti kryej detyrimet ndaj punonjësve shëndetësor, përndryshe situate do të dalë jashtë kontrollit.

Pra ju ftoj që të gjithë bashkë të unifikohemi, të jemi vigjilentë, e të rrisim shkallën e përgjegjësisë, duke kontribuuar jo vetëm për ta luftuar por edhe për ta fituar këtë betejë goxha të rëndë.

I juaji Dr. Arbër Tolaj

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori