LAJMI I FUNDIT:

Deputeti serb Milivojeviq: Frikësimi, dhuna dhe propaganda e pushtetit të Vuçiqit nuk po japin më rezultate në Beograd

Deputeti serb Milivojeviq: Frikësimi, dhuna dhe propaganda e pushtetit të Vuçiqit nuk po japin më rezultate në Beograd

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike (DS) në Kuvendin e Serbisë, Srdjan Milivojeviq është shprehur se protestat “Serbia kundër dhunës” kanë treguar se regjimi në Beograd nuk është i pathyeshëm.

Milivojeviq shprehet se frikësimi, dhuna dhe propaganda e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit nuk po japin më rezultate te qytetarët serbë.

“Në histori nuk kemi pasur kurrë një Qeveri më arrogante dhe ky është piku i dështimit tonë moral. Këtu kërcënohet morali civil dhe publik. Prandaj, dalja në protesta nuk është më çështje e pakënaqësisë politike, por edukatë qytetare dhe mbrojtje e moralit publik”, shprehet Milivojeviq.


Duke folur për pritshmëritë e protestave të 1 shtatorit, ai tha se është e vërtetë që “disa thonë se nuk duan politikanë sepse i janë nënshtruar propagandës se të gjithë janë njësoj dhe se opozita në Serbi është më e keqja në botë”.

“Kjo mantra vrau jetën tonë politike dhe ne tani kemi një detyrë pothuajse të pamundur – të rivendosim besimin se partitë politike janë ato që mund të artikulojnë pakënaqësinë civile dhe ta drejtojnë atë në mënyrë që ajo të mos shkojë në drejtim të anarkisë”, thekson ai.

Sipas tij, tashmë është krijuar një bashkim i regjimit të Vuçiqit dhe krimit të organizuar.

“Nëse në këtë moment Al Capone ose Vito Corleone do të ngriheshin nga varri dhe vinin në Serbi, ata menjëherë do të vraponin për t’ia puthur dorën Vuçiqit”, përfundon politikani serb. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Azia
Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Azia
Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Botë
Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Amerika
Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Botë
Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Azia
Kalo në kategori