LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së “i bie violinës”, ironizon me fjalimin e Kusari-Lilës në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka bërë një veprim jo të zakonshëm në seancën e sotme të Kuvendit.

Derisa Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila po mbante fjalim, Kastrati është parë duke bërë me gjeste sikur po i bie violinës.


I njëjti më pas i përshëndet kolegët dhe duket sikur niset për të dalë jashtë sallës.

Videon e ka shpërndarë vetë deputeti opozitar në Facebook, ku ka shkruar “në videon më poshtë një reagim i momentit sot në kuvend… sinqerisht, veç violina ju ka mbet Kurtit, Mimozes etj …e mbytën qytetarin me mashtrim e refrena monoton. Veç violina po ju mungon me na fut në gjumë”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

KURTIT ME KOLEGË TË TYRE DHE REFRENAVE TË TYRE MONOTON PO JU MUNGON VETËM VIOLINA-MJERIM POLITIK
Të nderuar miq,
fatkeqësisht sot në kuvend nuk pata mundësi ta marrë fjalën me procedurë në kuadër të debatit jashtë temës parlamentare për situatën në veri të vendit. Atë që kam menduar ta them në kuvend po e jap së paku më poshtë si postim.
Kur po dëgjoj reagime nga të katër anët, si p.sh. “ e përkrahim reciprocitetin” ose “ duhet koordinim me SHBA-në “ pak po çuditem.
E para,
nuk besoj që ka shqiptar që nuk e përkrah reciprocitetin me Serbinë. Vetëm se aplikimi i reciprocitetit do duhej analizuar kur, si, në çfarë mënyre me hy me polici dhe në cilin kontekst apo me çfarë lëvizje politike.
E dyta,
edhe pse Kurti historikisht ka pas dëshirë me i shpërfill SHBA-të nuk e besoj që është aq “tarak” mos me u koordinu me partnerët tanë për një çështje si kjo që në momente tejkalon kompetencat tona të sigurisë e i prek ato rajonale.
Atëherë, për çfarë duhet të reagojmë?
Duhet ti reagojmë egos së sëmurë politike të Kurtit i cili e keqpërdori brutalisht edhe reciprocitetin si ide edhe koordinimin me partnerët tanë duke hyrë totalisht i papërgaditur në aksion. Duke e rrezikuar policinë tonë për ta përmbushur egon e tij dhe duke u tërhequr me turp.
Kujtoni kur Presidenti Thaçi urdhëroj aksionin në Veri. I shkoj deri në fund dhe u morrën dy pikat doganore në Veri.
Kujtoni kur Presidenti Thaçi ndaloj në kufi trenin provokues me ikonografi serbe. Pra, suksese të plota.
Tani ky është aksioni i tretë me radhë që Kurti paturpësisht e kthen mbrapa policinë tonë.
Rezultati:
shfajësimi i Sveçlës se ata që na i zunë pritat ishin kriminel të strukturave paralele. Atëherë, pse qëndroni në koalicion me “ Listen Serbe” kur e dini çfarë relacioni kanë “Lista Serbe” me ato struktura?
Pra, më thjeshtë …Kurti vdes për me hy në histori si : Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci etj, etj. etj.
Por nuk mundet sepse thjeshtë nuk është si ata. Nuk mundet sepse ky është frikacak. Nuk mundet sepse duke u ngut me çdo kusht me lënë gjurmë në histori ky po harron që nuk është viti 1998-1999. Ne gjatë luftës kishim nevojë për shumë trima , por ky “ trimi” nuk gjindej askund.
Kurti është trim vetëm para kamerave e mikrofonit, por lufta në atë kohë nga viganët e UÇK-së bëhej ndryshe. Nuk bëhej për kamera e mikrofona.
Ka mundësi ky ndoshta sheh ëndrra të bëhet edhe si Zelinski, por në një kontekst tjetër.
Pra miq, skemi nevojë të themi askush nga ne se e përkrahim reciprocitetin edhe kërkojmë koordinim me partnerët tanë strategjik, etj. Ky nuk quhet reagim.
Reagimi ynë ka nevojë ti zbërthej egot e sëmura politike të Kurtit. Ky pra keqpërdori edhe reciprocitetin si ide edhe koordinimin me partnerët tanë për të përmbushur merakun e kahmotshëm të tij me u fut në histori duke mos llogarit pasojat për sigurinë tonë nacionale dhe atë të rajonit.
Në histori ky në fakt do hyj por vetëm për të keq.
Inflacion e krizë e paparë ekonomike e ky dhe stafi i tij tallen me qytetarët që po e vuajnë këtë krizë si asnjëherë më parë.
Edhe kjo aventura në Veri ky shpreson që i hyn në funksion duke ua terhjek vëmendjen qytetarëve nga kriza e madhe në vend me shpresën që ky të shihet si patrioti i vetëm i vërtetë i këtij vendi.
Tmerr dhe mjerim politik është ky njeri dhe qeveria e tij.
Nuk ka me kalu shumë kohë dhe të gjithë kanë me desht me harru këtë epokë të jetës nën regjjmin e Kurtit.
Në videon më poshtë një reagim i momentit sot në kuvend…..sinqerisht, veç violina ju ka mbet Kurtit, Mimozes etj …e mbytën qytetarin me mashtrim e refrena monoton. Veç violina po ju mungon me na fut në gjumë.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori