LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Nuredin Ibishi: S’i kam borxh askujt

Deputeti Nuredin Ibishi: S’i kam borxh askujt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nuredin Ibishi ka thënë se komisioni shtetëror për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, e ka caktuar gabim vijën kufitare.

Ibishi, që ishte pjesëtar i UÇK-së, në një intervistë për Indeksonline ka thënë se 4 kilometra kufiri është vendosur në territor të Kosovës.


Ibishi po ashtu ka folur edhe për kohën sa ka qenë nënpunës në ish-jugosllavi, pasi u akuzua nga bashkëluftëtarët që i ka shërbyer regjimit të Serbisë.

Ibishi ka thënë se ka qëndruar një vit në burg në kohën e ish-Jugosllavisë, pasi nuk është pajtuar me sistemin e regjimit.

Ibishi iu ka përgjigjur bashkëluftëtarëve që e akuzuan se ka punuar për Serbinë dhe është dekoruar.

Ai ka thënë se askujt nuk i jep llogari për punën e tij.

Ai ka thënë se nuk e kupton deklaratën e shoqatës së invalidëve të luftës, duke shtuar se nuk pret të falet nga askush dhe nuk i ka falur askujt gjë.

Ibishi ka thënë se i është bashkangjitur luftës atëherë kur është dashur, duke dhënë kontribut.

Deputeti i LDK-së, ka folur edhe për hedhjen e bombave në Kuvend dhe në RTK.

Ndryshe, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Podujevë i ka bërë thirrje deputetit të LDK-së, Nuredin Ibishit, që mos ta votojë vijën kufitare me Malin e Zi që është caktuar nga komisioni shtetëror për demarkimin e kufirit.

Duke folur në emër të Shoqatës, Avni Ajeti, ka thënë se ish pjesëtarët e UÇK-së, Ibishit ia kanë falur gabimet e atëhershme kur ka qenë pjesëtar i milicisë serbe, por gabimi i dytë nuk është i drejt t’i falet.