LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së për masat e BE-së: Ia ka vlejtur qëndrueshmëria e Qeverisë, situata po kthehet në favor të Kosovës

Deputeti i LVV-së për masat e BE-së: Ia ka vlejtur qëndrueshmëria e Qeverisë, situata po kthehet në favor të Kosovës

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, ka shprehur bindjen se ndërkombëtarët po bëjnë presionin ndaj Serbisë dhe jo vetëm ndaj Kosovës. Haliti vlerëson se ndërkombëtarët e kanë parë se Serbia është faktori kryesor i destabilitetit në rajon.

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti  ka thënë se presioni ndaj Kosovës ka qenë i paparë, por që sipas tij gjërat kanë filluar të lëvizin.


“Sa i përket masave se presioni ka qenë i paparë. Dihet mirëfilli që Serbia është ajo që i ka bojkotuar zgjedhjet dhe ajo që i ka i ka detyruar ata kryetarët të japin dorëheqje nga pozitat që kanë pasur dhe të tjerëve në polici, gjyqësi e prokurori. Faji ka qenë në anën e Serbisë. Ndërsa kohëve të fundit po e shohim se ia ka vlejtur qëndrueshmëria e Qeverisë sonë për shkak se situata po kthehet në favor të Kosovës”.

Haliti gjithashtu shprehet se presioni nga ndërkombëtarët tashmë është më i balancuar dhe po kthehet kryesisht ndaj Serbisë, pasi politika e Beogradit po tenton të destabilizojë vende të tjera në rajon.

Ai shpreh optimizmin se SHBA dhe BE po vërejnë rolin e Serbisë si faktor destabiliteti dhe se presioni do të orientohet gjithnjë e më shumë ndaj Serbisë në të ardhmen.

“E shohim se presioni nga ndërkombëtarët është më i balancuar, ka presion edhe ndaj Serbisë dhe e konsiderojë që ditëve në vijmë do të jetë i orientuar ndaj Serbisë, për shkak se shohim edhe zhvillimet në rajon”.

“Nëse marrim shembull Bosnjën dhe Malin e  Zi shohim që politika e Beogradit po e shtrin ndikim përmes Kishës dhe përmes Republikës Srpska në Bosnjë që t’i destabilizojë ato shtete dhe në sytë e ndërkombëtarëve po kemi lëvizje pozitive dhe po e shohin që faktori destabiliteti është Serbia”.

Haliti thotë se deklarata e Macronit më shumë lidhet me presionin ndaj Serbisë. Sipas tij është Serbia ajo që ka viza ndërsa Kosova ende nuk i ka vizat dhe se ne nuk mund të kërcënohemi për diçka që nuk e kemi./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori