Sipas deputetit të LVV-së, Alban Bajrami ka ardhur koha që Kryeministri i Republikës së Kosovës t’i ketë kushtet e barabarta në tavolinë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se tani si asnjëherë më parë, nuk ka pasur asnjëherë më pak ndikim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Bajrami ka thënë se serbët të cilët kishin shërbyer në institucionet e Kosovës para se t’i bojkotojnë këto të fundit, kishin shërbyer sikur vegël e Vuçiq.
“Asnjëherë më pak ndikim të Vuçiqit në institucionet e Kosovës nuk ka pasur…i bie që ata individët që i kanë lënë institucionet e Kosovës kanë qenë totalisht në kontroll të Vuçiq dhe i bie që nuk paska qenë integrim. Paska qenë diçka fiktive për të cilën ata kanë qenë duke pritur që të vien si vegël e Vuçiq për të shantazhuar Kosovën”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që Kryeministri i Republikës së Kosovës t’i ketë kushtet e barabarta në tavolinë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ka ardhur koha që Kryeministri i Kosovës, t’a lëmë emrin e Kryeministrit të Kosovës, Kryeministri i Kosovës duhet t’a ketë tavolinën dhe kushtet e barabarata në raport me përfaqësuesin e shtetit serb sepse në vazhdimësi kërcënime të tilla kemi pasur”, ka deklaruar deputeti Alban Bajrami.
Krahas kësaj, ai ka theksuar se vendimi i Kurtit për targat paraqet një mundësi më të lehtë të inkuadrimit të serbëve në shoqëri.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.
Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.
Duke nisur nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta