LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së: Aksione si ai i Brezovicës mund të zhvillohen edhe në Prishtinë, ka mito e korrupsion

Deputeti i LVV-së: Aksione si ai i Brezovicës mund të zhvillohen edhe në Prishtinë, ka mito e korrupsion

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli thotë se vullneti i Qeverisë për ta luftuar korrupsioni ishte ndër faktorët kyç edhe për aksionin në Brezovicë.

Dugolli në “Debat Plus” tha se Qeveria Kurti po jep shpresa se do të luftohet krimi dhe korrupsioni.

“Krimi dhe korrupsioni luftohet nga një spektër i gjerë i institucioneve profesionale, por ato politika kanë një rol të jashtëzakonshëm. Vullneti politik është ndër më të rëndësishmit pasi kot zhvillojnë hetime prokuroria e policia nëse nuk ka vullnet politik…Qeveria Kurti vazhdimisht po jep shpresa se në këtë vend do të ketë shpresë dhe ndryshim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Dugolli thotë se është momenti që të bashkohen forcat e të gjitha institucioneve për të goditur krimin e korrupsionin, përfshirë edhe prokurorinë.

“Mos të harrojmë se aksione të ngjashme mund të zhvillohen edhe në Prishtinë, pasi mito, tejkalim të lejeve, korrupsion ka edhe në Prishtinë. Qeveria nuk është se arreston njerëz, por vullneti politik ka shumë rëndësi”.

Deputeti i LVV-së thotë se në Brezovicë u arrestuar persona me profil të lartë politik.

Dugolli thotë se Qeveria nuk do të ndalet së inkurajuari policinë që të ndërmerr veprime të ngjashme si ato në Brezovicë.

“Edhe raportet ndërkombëtare kanë thënë se në të kaluarën ka pasur krim e korrupsion në nivelin e lartë dhe nuk ka pasur ndjekje penale për nivelin e lartë. Ne do të krijojmë parakushtet për t’u luftuar korrupsioni e krimi”, deklaroi Dugolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori