LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së: Duket të ekzistojë frika nga Byroja Shtetërore, për 20 vite janë bërë keqpërdorime të mëdha

Deputeti i LVV-së: Duket të ekzistojë frika nga Byroja Shtetërore, për 20 vite janë bërë keqpërdorime të mëdha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se çdo person i cili e ka një pasuri të cilën e ka marrë në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund ta justifikojë duhet të ketë frikë nga Byroja Shtetërore.

“Kush duhet ta ketë frikën prej Byrosë e cila e ka një funksion për ta hetuar një zyrtar publik, politikan, ministër, kryeministër, zëvendësministër, zëvendëskryeministër i cili e ka një pasuri të cilën nuk mund ta justifikojë të cilën e ka marrë paligjshëm. Unë mendoj që është frika sepse në këtë vend janë 20 vite të cilat kanë kaluar në keqpërdorime të mëdha”, tha ai në Teve1.


Deputeti i VV-së në Tëvë1 tha se ka ardhur koha që të kemi njëherë e përgjithmonë një byro.

“Ka ardhur koha njëherë e përgjithmonë që ta kemi këtë Byro. Vettingu është procesi më i rëndësishëm në aspektin e drejtësisë qysh nga koha e pasluftës”, tha Rexhaj.

Ai ndër të tjera tutje theksoi, se sot  në seancën e Kuvendit nga opozita është parë vetëm frikë, piskamë e kundërshtime për krijimin e kësaj Byroje.

“Ajo çka kemi parë sot nga opozita ka qenë një frikë, piskamë në kundërshtim të kësaj Byroje dhe  Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet në asnjë moment përveç se kur ishte Qeveria Kurti 1 brenda disa muajsh deri në momentin kur na rrëzuan. Mendoj që partitë tjera politike kanë pasur kohën e duhur në dispozicion për ta bërë qoftë edhe një Byro e cila është për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme”, theksoi Rexhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori