LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Listës Guxo: Në zgjedhje lokale duhet të shkojmë me identitetin tonë partiak

Deputeti i Listës Guxo: Në zgjedhje lokale duhet të shkojmë me identitetin tonë partiak

Deputeti i Listës Guxo që vepron në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta ka folur për të ardhmen politike të kësaj iniciative.

Ai thotë se pas zgjedhjeve lokale, Lista Guxo pritet të ketë edhe dy deputetë tjerë në Kuvend, pasi sipas tij disa deputetë të LVV-së do të zgjidhen kryetarë komunash.

“Në ditët në vijim pritet të marrim edhe dy zëvendësministra”, tha Karameta në Kanal 10.


Karameta thotë se Lista Guxo është dashur të regjistrohet që moti për të pasur sukses në zgjedhje lokale.

“Ne deputetët e Ferizajt dhe disa të tjerë jemi të gatshëm sa më parë që të kemi subjektivitetin tonë dhe një emër. Mendoj se jemi vonuar deri tash por shpresoj se ditët në vijim të kristalizohet çdo gjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti thotë se shumë shpejt do të vendoset fati politik i Listës Guxo se si do të ecet përpara.

“Disa deputetë dhe disa koordinatorë që na kanë ndihmuar të bëhemi deputetë e ministra bashkë me mua mendojnë se ne asesi nuk duhet të shkojmë në zgjedhje pos me identitetin tonë politikë e partiak, gjithmonë në kohezion të përbashkët me LVV-në”, deklaroi ndër të tjera Karameta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori