Deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj, duke folur për krizën energjetike në vend ai tha se është shqetësuese, se Kosovës i duhet të angazhojë ekspert nga Gjermania për sanimin defektit në KEK.
Deputeti Kokaj tha se për çështjet energjetike duhet të flasin ekspertët e fushës dhe u angazhua që në këtë drejtim të angazhohen njerëzit kompetentë.
“Problemin duhet ta fillojmë me faktin që jemi vend i bekuar nga zoti që faktikisht jemi vendi i tretë me potencialet energjetike thëngjillore. Ato nuk i zbatuam, nëse flasim deri nesër nuk mund ta zgjidhim ku jemi sot, pas 50 vitesh pas qindra doktoratave, ne të strukur me dhoma të ftohta presim një gjerman të vije ta rregullojë gjeneratorin. Pyesim pse, pse atij duhet t’i paguajmë 250 mijë euro etj, me gjithë respektin se ai e meriton”, ka thënë Kokaj.
Ai citoi edhe ekspertin e ndjerë të energjetikës Avni Kurshumliun, që kishte punuar në Obiliq, i cili kishte propozuar që pjesë të Termocentrali Kosova A të zëvendësohen me teknologji të re dhe të rivitalizohen kapacitetet e TC Kosova B si dhe t’i shtohet edhe me një bllok tjetër, transmeton Telegrafi.
Kurshumliu, madje, sipas Kokajt, kishte paraparë që në vitin 2023 të mbyllen Kosova A dhe Kosova B dhe të ndërtohet një termocentral i ri.
Deputeti para deputetëve ka folur edhe për hulumtimet e tij shkencore lidhur me energjinë dhe avansimin e shkencës dhe nanoteknologjisë.
“Unë jam këtu para jush për të ulëritur. Do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ulërij, kështu që të avancojmë zhvillimin shkencor, të kultivojmë nanoteknologjinë, të kultivojmë energjinë për së mbari, por në mënyrë shkencore dhe duke shfrytëzuar potencialet mendore e shkencore të cilat i kemi brenda dhe jashtë vendit”, theksoi Kokaj.
Deputeti Kokaj ka arsyetuar angazhimin e ekspertit gjerman për riparimin e dëmeve të krijuara në turbinën e shtypjes së ulët të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B.
Ai tha se eksperti gjerman meriton 250 mijë euro.
“Ne jemi vend i bekuar nga Zoti që faktikisht jemi vendi i tretë me potencialet energjetike thëngjillore. Fatkeqësisht ato nuk i zbatuam, nëse flasim deri nesër nuk mund ta zgjidhim pa ditur se ku jemi ne. Sot, pas 50 vitesh, pas qindra doktoratave, ne të strukur në dhoma të ftohta presim një gjerman të vijë ta rregullojë gjeneratorin. Dhe, tani pyesim ne pse atij duhet t’i paguajmë 25 mijë euro. Me gjithë respektin, se ai e meriton”, theksoi Kokaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE