Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Pos kësaj, ai ka shprehur domosdoshmërinë e involvimit të Tiranës në Kosovë.
“Kryeministri është dashur sot të vijë nga Vjena dhe të japë dorëheqje e të shkojë në zgjedhje të reja. E vetmja zgjidhje për t’i pushuar gjërat në kuptimin negativ e atëherë duhet të kërkojë nga qytetarët duke i sqaruar qytetarin saktë për rrugën që duhet bërë drejt zgjedhjes së problemit definitiv. Ky problem nuk ka mundësi të zgjidhet drejt me qasjen e tanishme, me presionin që po bëhet nga BE-ja”, tha Humolli.
Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që po “e sfidon”, Albin Kurtin si kryeministër i Kosovës, Humolli ka thënë se mos përgatitja e klasës politike në Kosovë po shfrytëzohet mjaft mirë nga ana e Serbisë.
“Paqe në Kosovë mund të sjellë vetëm zgjedhja e problemit që duhet të diskutohet problemi shqiptaro-serb. Ne kemi problem me politikën hegjemoniste serbe si shqiptarë. Tirana e ka obligim të involvohet, e ka obligim kushtetues dhe obligim kombëtar kurse klasa jonë politike bën përpjekje ta eliminojë Tiranën. Kur nuk e fut në funksion mekanizmin tënd, energjinë tënde është normale që nuk mund të presësh rezultate pozitive. Mospërgatitjen e klasës sonë politike po e shfrytëzon mirë shteti serb”, ka thënë ai.
Sipas tij, BE-ja po dëshmohet se është “e pazoja të krijojë paqe në Ballkan”.
“Është parë me ish-Jugosllavinë që nuk ka qenë e gatshme që të përballet me vështirësitë që të mos krijohen luftëra të reja në Ballkan kurse tash është duke krijuar rrethana të reja për konflikte të reja në Ballkan. Nuk janë të interesuar që të gjejnë problemet në mënyrë paqësore. Po i ndihmojnë hegjemonisë serbe, po ndihmojnë me politikë pansllaviste që e fuqizon hegjemoninë e kishës ortodokse serbe”.
Teksa pyetet për presionin, Humolli thotë se “në vitet e 90-ta klasa jonë politike ka pasur dëshirë të gjejë problemin në mënyrë paqësore duke besuar te BE-ja dhe SHBA-ja… por klasa jonë politike që ka qenë e koordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare e ka lënë popullin tonë të paarmatosur edhe psiqikisht edhe materialisht për luftëne UÇK-së, edhe sot është po kjo situatë”.
Ai e konsideron qasje të gabuar, lobimin për presion të BE-së ndaj Serbisë.
“Sot kur e kam parë në kuvend duke bërë gara politike që të realizohet Asociacioni, duke e parë kryeministrin tonë duke lobuar që të bëjë presion Serbisë për ta realizuar Asociacionin, d.m.th lobohet prej njerëzve tanë në BE që t’i bëjë presion Serbisë, është qasja e gabuar politike e cila e sfidon Bashkësinë Ndërkombëtare që nuk di se çka të bëjë me këtë klasë tonë politike”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City