Politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay, që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian, me anë të disa videove ka ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bay përmes një video incizimi të publikuar në Twitter, nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e quan terroriste.
“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, shkruan ai në Twiiter.
Ici, sur le pont de Mitrovica, les serbes chrétiens ont défendu leur territoire face aux attaques des terroristes Albanais de l’UCK.
Ils ont été le rempart de notre civilisation européenne. pic.twitter.com/IW9z200m9I
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022
Bay gjatë takimit me klerikun Sava Janiq në Manastirin e Deçanit ka thënë se prezenca e murgjërve serbë aty është më se tetë shekuj.
Pas deklaratave të tij, kanë ardhur reagimet e shumta nga politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se “e djathta ekstreme e Francës dhe këta tipat që e paskan vizituar Kosovën, janë ata që e kanë përkrahur jo vetëm ‘Hitlerin e Ballkanit’, Sllobodan Millosheviqin, por po duan ta krijojnë edhe një tjetër të tillë.
“Këta janë amplifikatorët e Vladimir Putinit dhe mirëmbajtësit e tij dhe të çdo lideri tjetër anti-amerikan e anti-islamik”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi.
Më tej ai ka thënë se “këta janë ata që e kanë lënë Kosovën pa viza, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ia kanë prerë rrugën evropiane”.
“Këta janë ata që në kishat ortodokse në Kosovë gjuajnë benzinë dhe duke e fshehur dorën, edhe ndonjë fije shkrepse. Këta janë ata që po përpiqen ta shkatërrojnë NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Këta janë ata që Tokën e Republikës së Kosovës do të duhej ta shihnin vetëm në hartë, dhe në asnjë mënyrë të vijnë këtu dhe ta shkelin e ta përdhosin”, ka thënë Musliu.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se deklarata e Bayit është raciste e llojit të Vladimir Putinit dhe Sllobodan Millosheviqit.
“Çfarë deklararë absurde, një gënjeshtër dhe një qëndrim racist. Me siguri Prizreni është evropian, por ti Nicolas sigurisht që nuk jeni. Ju i përkisni botës Putiniste, Millosheviqiane të errësirës dhe vdekjes. Shkoni dhe kërkoni falje në Katedralen të Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare”, thuhet në reagimin e Selimit, transmeton KP.
Sipas ish-ambasadorit Edon Cana, ky politikan duhet të shpallet non-grata nga Qeveria e Kosovës, pas deklaratave të tilla.
“Manastiri i Deçanit me Sava Janjiqin është simbiozë e pandashme e së djathtës ekstreme evropiane. Kjo është e turpshme dhe duhet dënuar menjëherë nga qeveria jonë. Për më tepër, pse ky person nuk është tashmë në listën persona non-grata. Dëbimi dhe dënimi publik duhet të ndodhë tani”, shkruan Cana.
Deputetit francez të së djathtës ekstreme Nicolas Bay i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëj udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi ai mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Ky ndalim do të zgjasë deri në fund të mandatit të tij, pra deri më 2024. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Pagat në sektorin publik me ligjin e ri, shtesat e ankesat për koeficientët, MPB me njoftim për qytetarët

Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Djegia e veturave në veri, Haradinaj: Vuçiq të heq dorë nga destruktiviteti, BE dhe SHBA ta mbrojnë marrëveshjen e Ohrit

Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?