LAJMI I FUNDIT:

​Deputeti Berisha letër ambasadave: Ndihmojeni komunitetin egjiptian

​Deputeti Berisha letër ambasadave: Ndihmojeni komunitetin egjiptian
Foto: Arkiv

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, i është drejtuar ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave vendore që të ndihmojnë komunitetin egjiptian, i cili sipas tij po përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

Berisha thekson edhe pas një muaji të kërkesës për ndihmë të komunitetit egjiptian nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria.

Lexoni letrën e Berishës dërguara ambasadave:

“Të nderuar përfaqësues të Ambasadave dhe organizatave të cilat në vazhdimësi keni përkrahur komunitetit egjiptian.

Po ju drejtohem në cilësi të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si përfaqësues i komunitetit egjiptian. Po ju drejtojë këtë letër me shpresë se ju do e vazhdoni përkrahjen tuaj ndaj komunitetit egjiptian, duke na ndihmuar për të dal nga situata në të cilën gjendet Kosova dhe e tërë bota, për tu mbrojtur dhe mbijetuar gjatë kohës pandemike me COVID – 19.

Ju informojmë se komuniteti egjiptian në vendbanime ku jetojnë edhe komuniteti rom dhe komuniteti ashkali, janë të unifikuar karshi menaxhimit të mbështetjes nga institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, por bazuar nga informatat dhe kërkesat nga këto vendbanime, kjo ndihmë është e pamjaftueshme për tu përballur me mbijetesën gjatë kohës së pandemisë.

Shqetësim tjetër është edhe mësimi online, ku rreth 30% – 40% të nxënësve nga radhët e komunitetit egjiptian nuk kanë mundësi teknike për qasje në platformat digjitale.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare mbi 90% të komunitetit egjiptian janë të papunë dhe masat e ashpra të ndërmarrura për izolim dhe nga mungesa e rezervave në familjet e komunitetit egjiptian po e vështirësojnë mbijetesën në kohë pandemie.

Me arsyet e lartpërmendura, ne kërkojmë nga të gjithë ju që të ndihmohen familjet e komunitetit egjiptian me pako ushqimore, higjienike, shëndetësore dhe qasje të plotë në ndjekjen e mësimit online.

Në rast se nuk do të kemi mbështetje të shpejtë dhe drejtpërdrejtë, ju paralajmërojë se në mungesë të gjërave të lartë përmendura, komuniteti egjiptian nuk do ti përballon masat e izolimit dhe si pasojë rrezikohemi të prekemi dhe të shpërndajmë këtë pandemi.

Për situatën aktuale të komunitetit egjiptian janë të informuar edhe Zyra e Presidentit, Kryeministri, Parlamenti dhe Avokati i Popullit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori