Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka vazhduar të publikojë dokumente që faktojnë krimet serbe në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi.
“Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë së Serbisë. Në këtë lum, rreth 500 kilometra larg Prishtinës, u gjetën mbetjet mortore të dhjetëra motrave e vëllezërve tonë, masakruar në kuadër të gjenocidit serb në Kosovë. Në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi”, ka shkruar Syla.
Posimi i plotë i deputetit Syla:
“Danubi i Vuçiqit
Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq.
Në këtë lum, rreth 500 kilometra larg Prishtinës, u gjetën mbetjet mortore të dhjetëra motrave e vëllezërve tonë, masakruar në kuadër të gjenocidit serb në Kosovë.
Në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi. Dëshmitari me inicialet D. F., në vitin 2001 ka qenë anëtar i “Grupit punues” që ka marrë në pyetje më shumë se 30 persona për rastin e mbetjeve mortore të shqiptarëve të gjetura në Danub. Poashtu, ky person ka marrë në pyetje edhe të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Fakti më interesant është se anëtar i këtij grupi punues ka qenë edhe Milorad Veljoviç, i cili ishte deri para dy viteve Drejtor i Policisë së Serbisë, e po ashtu edhe pjesë e aparaturës që kreu krime në Kosovë!
Debati publik që po zhvillohet në Serbi këto ditë, po zbulon fakte të reja. Nenad Çanak kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, citoi liderin demokrat serb Gjingjigj të ketë thënë: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. ”
Të njëjtat fjalë i konfirmoi edhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq.
Ndërkohë tribunalet ndërkombëtare janë të zënë me trajtimin e luftëtarëve të lirisë, e nuk kanë kohë për krimet dhe kriminelët e vërtetë. E ne vazhdojmë të jemi pranë viktimave, duke kërkuar drejtësi për ta, dhe vazhdojmë të solidarizohemi me familjarët që humbja e të dashurve në mënyrën më makabre, iu la plagë të pashërruara në shpirt”, ka shkruar Syla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe