LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së, kërkon sqarim nga ministri Berisha dhe Mustafa për konkurset në FSK dhe Polici

Deputeti i AAK-së, kërkon sqarim nga ministri Berisha dhe Mustafa për konkurset në FSK dhe Polici

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar sqarim nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, se çfarë ka ndodhur me konkursin për pranimin e ushtarëve në FSK dhe për konkursin për pranimin e policëve të rinj.

Berisha, ka thënë se ka pranuar dhjetëra thirrje telefonike dhe mesazhe zhgënjyese nga kandidatët që kanë aplikuar për ushtarë në FSK, dhe që nuk janë pranuar.


Po ashtu, deputeti ka pohuar se edhe më parë ka pranuar mesazhe të tilla, për konkursin në Policinë e Kosovë, mirëpo sipas tij, ai nuk ka bërë ndonjë reagim që të mos ndërhyjë në konkurs.

“Sot pranova dhjetëra thirrje telefonike dhe mesazhe zhgënjyese të kandidateve për ushtarë në FSK , djem e vajza të Kosovës të bindur që kanë kaluar testimet fizike dhe psikike me 100 për qind, por që nuk janë zgjedhur”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Sot pranova dhjetëra thirrje telefonike dhe mesazhe zhgënjyese të kandidatëve për ushtarë në FSK , djem e vajza të Kosovës të bindur që kanë kaluar testimet fizike dhe psikike me 100 për qind, por që nuk janë zgjedhur.

Të njëjtat mesazhe të zhgënjimit kam pranuar edhe në përzgjedhjen për polici dhe kam pas fakte që përzgjedhjet aty kanë qenë të dyshimta por nuk reagova për shkak se nuk isha i sigurte dhe nuk doja që të lëndoja konkursin institucionin por as te përzgjedhurit .

Ministër Rrustem Berisha pres që të deklarohesh qka ka ndodhur në këtë konkurs dhe a ka qenë i drejtë, transparent dhe si janë rezultatet e vërteta .
Poashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa për konkursin në polici. /Telegrafi/