LAJMI I FUNDIT:

Deputetët që i rritën votat, e ata që patën rënie në vota

Deputetët që i rritën votat, e ata që patën rënie në vota

Në vazhdim do të ndjekim një kronikë që flet për moshën mesatare të deputetëve të zgjedhur, deputetëve më të votuar e ata që patën rënien më të madhe në këto zgjedhje. Si dhe disa statistika të tjera të Legjislaturës së VII-të që pritet të finalizohet pas certifikimit të zgjedhjeve.

Ende nuk janë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Por sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja me 7 nëntor, mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës së re pritet të jetë 44 vjeç.

Deputeti më i vjetër në moshë që ka fituar të drejtën e ulëses në Kuvend pritet të jetë Jahja Koka nga Lëvizja Vetëvendosje, 71 vjeç ndërsa deputetja më e re Fjolla Ujkani me 22 vjet po ashtu nga Vetëvendosje.

Nëse do të jenë të certifikuar, Koka dhe Ujkani do të kenë privilegjin që të drejtojnë seancën konstituive të Kuvendit.

E sa i përket subjekteve, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje mosha mesatare pritet të jetë 38 vjeç, në LDK 43 vjeç e në PDK 44 vjeç. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, moshën e deputetëve pritet ta ketë më të vjetrën 46 vjeç.

Nga ana tjetër deputetët që janë zgjedhur për herë të parë e që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, janë Uran Ismajli nga PDK me mbi 28 mijë vota, Arben Vitija nga LVV mbi 26 mijë vota, Hekuran Murati me mbi 23 mijë të tilla. Pastaj Besian Mustafa nga LDK mbi 18 mijë vota si dhe Ferat Shala nga PDK poashtu mbi 18 mijë vota.

Sipas platformës votaime që merret me monitorimin e punës së Kuvendit, në këto zgjedhje kishte edhe deputetë të rizgjedhur që patën rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Vjosa Osmani kandidatja e LDK-së për kryeministre është në listë e para, ku prej 64 mijë votave në zgjedhjet e 2017-ës, në këto të fundit ka arritur t’i marrë 176 mijë vota.

Pas saj renditet ish shefi i grupit parlamentar, të LVV-së, Glauk Konjufca, me mbi 42 mijë vota më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara.

Kandidati i LVV-së për kryeministër Albin Kurti me 40 mijë vota më shumë. Albulena Haxhiu nga LVV me mbi 27 mijë vota më tepër, e Kujtim Shala nga LDK me mbi 21 mijë vota  më  shumë.

Por kishte edhe prej atyre deputetëve të cilët pësuan rënie në vota.

I pari në listë është ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në vitin 2017 kishte marrë  115 mijë vota, kurse në këto të fundit vetëm 26 mijë. Tutje renditet Driton Selmanaj i LDK-së me 19 mijë vota më pak, e Donika Kadaj-Bujupi me 10 mijë vota me pak. Teuta Haxhiu e AAK-së e Memli Krasniqi i PDK-së. /RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori