LAJMI I FUNDIT:

Deputetët nuk marrin pjesë në votim për turqit e deportuar

Deputetët nuk marrin pjesë në votim për turqit e deportuar

Një pjesë e madhe e seancës së Kuvendit iu dedikua procedurave të themelimit të komisionit hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. I gjithë debati u fokua se kush do ta kryesojë këtë komision.

LDK ishte iniciator për këtë komision, i cili do të përbëhej nga 11 anëtarë, derisa sot kërkoi që të hyjë në rend dite. Deputetët diskutuan për disa orë se kush duhet ta drejtojë komisionin por, në fund nuk është arritur të hyjë si pikë e rendit të ditës, pasi morri vetëm 58 vota për dhe një abstenim.


Deputetja Albulena Haxhiu ka deklaruar se kryesimin e komisionit hetimor për depërtimin e shtetasve turk, ka thënë se vetëm LDK dhe VV mund ta kryesojnë këtë komision dhe se nuk mund të kryesohet nga partitë në pushtet.

Kurse, deputeti Hajdar Beqa tha se nuk është mirë që të krijohen që në fillim komisione që janë në kundërshtim me ligjin dhe se për këtë çështje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse e thojmë atë çka thotë komisioni, konsideroj që është shkelje ligjore dhe nuk është mirë të bëjmë një komision me shkelje mendore dhe unë po mendoj që këtë çështje ta dërgoj për interpretim në Gjykatën Kushtetuese“, ka thënë ai.

Kurse, në emër të LDK-së, Armend Zemaj, tha se derisa më herët janë pajtuar për një komision hetimor, tash po duket që ka ndonjë indikacion që nuk dëshiron të fillojë punën ky komision.

“Nuk ka ndonjë mandat fuqi plot as kryesuesi, as zëvendëskryesuesi, të gjithë janë anëtarë të barabartë, dhe materiali prapë do të vije në seancë për votim apo mos votim, kështu ne jemi që kjo pikë të renditet, të themelohet komisioni, mos të kemi këso neglizhence, ndoshta edhe të pa qëllimshme, por si do të jetë t’i hapim rrugë hetimit parlamentar për një ngjarje e cila është konsideruar si një ndër skandalet më të mëdha të këtij viti apo që ka ndodhë në institucionet e sigurisë në vendin tonë“, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk janë kundër por duan të dinë se kush është kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi.

Ligji për hetimin parlamentar thotë se nuk i takon iniciuesit dhe partive në pushtet.

Përndryshe, deputetët votuar për propozimin e komisionit për arsim për ratifikimin e anëtarëve të Komisionit për cilësi, e cila është futur si pikë e parë e rendit të ditës

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori