LAJMI I FUNDIT:

Depresioni i fshehur, ja se cilat janë zakonet e personave që e vuajnë

Depresioni i fshehur, ja se cilat janë zakonet e personave që e vuajnë

Pasi të lexoni këtë artikull do të reagoni në dy mënyra të ndryshme. Ndonjëri prej jush do të ndihet më i përgatitur për të kuptuar një person të dashur që vuan nga depresioni, ndërsa ndonjë tjetër do t’i njohë për herë të parë këto zakone dhe mbase mund t’i shërbejnë për veten. Sepse depresioni shpesh herë ndodh në mënyrë të pakuptueshme dhe të padiagnostikuar.

Një person i prekur nga depresioni i fshehur është një person i cili i përballon të këqijat brenda vetes në një mënyrë jo të dukshme. Ndaj, këto janë disa nga zakonet apo sjelljet që bëjnë njerëzit të cilët vuajnë nga ky lloj depresioni.


Ata shtiren në mënyrë të pavetëdijshme se u shkon gjithçka mirë, duken të lumtur dhe optimist. Kështu që, ideja se njerëzit me depresion kanë një personalitet të trishtuar është e gabuar.

16695428_ml

“Vrapojnë” pas ilaçeve të zakonshme. Për depresionin ekzistojnë kura serioze, përfshirë psikoterapinë dhe medikamentet, shkruan Shqip. Megjithatë përveç këtyre, njerëzit me depresion të fshehur, për të përballuar gjendjen e tyre mendore të përditshme mbështeten te disa stile të jetuari. Për shembull te muzika, ushtrimet fizike, një xhiro me makinë, një shëtitje ose të çfarëdo lloj gjëje që i nxjerr nga një moment nervozizmi.

Kanë frikë nga braktisja. E kanë shumë të vështirë të ndahen nga njerëzit që janë bërë pjesë e jetës së tyre. Për ta vetmia është gjëja më e keqe.

talking-about-depression

Janë profesionist në shpikjen e historive. Pra e thënë ndryshe ata janë gënjeshtarë të zotë. Dinë se si t’i fshehin shumë gjëra.

Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit. Të ngrënit shumë pak apo më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit. Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion duke rezultuar në mbingrënie, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi. Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori