Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se Kosova këtë vit ka pasur 4.4 për qind rritje ekonomike, ndërkohë që sfidë vazhdon të mbetet deficiti tregtar.
Ai në konferencën e fundit për këtë vit ka thënë se kontribut në rritjen ekonomike kanë dhënë investimet publike në vlerë 519.3 milionë euro, ose 9 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas tij, nivel të ngjashëm ka pasur edhe rritja e investimeve të huaja që ka arritur vlerën prej 201.5 milionë euro.
“Viti 2017 të vlerësohet të jetë i aktivizuar me një rritje të përshpejtuar të rritjes ekonomike. BKQ vlerëson se norma e rritjes ekonomike për vitin 2017-të do të jetë 4.4 %, krahasuar me vitin e kaluar që ka qenë 4.1 %. Rritja e kreditimit bankar ka vazhduar të jetë një nga burimet kryesore të financimit të rritjes ekonomike në vend. Remitencat e pranuara në Kosovë në shtator 2017-të kanë arritur vlerën rreth 560.7 milionë euro. Deficiti tregtar mbetet sfidë për ekonominë e Kosovës. Deficiti i mallrave arriti të ketë rritje prej 6.9 %”, tha Mehmeti.
Ai po ashtu ka thënë se bankat që operojnë në vend kanë shënuar një performancë të mirë duke ndikuar edhe në zhvillim ekonomik.
“Gjatë vitit 2017 sektori bankar fuqizoi edhe më shumë rolin e tij në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit në vend. Duke e rritur kreditimin dhe një kokësish duke i përmirësuar kushtet e financimit përmes uljes së normave të interesit. Gjithsej vlera e kredive, nga të dhënat që i kemi në dispozicion që janë bërë rreth nëntorit të vitit 2017-të ka arritur në 2.4 miliardë euro , ose nëse e shohim si përqindje vjetore ka një rritje prej 11 %. Njëri prej sektorëve që ka pasur kreditimin më të lartë të kësaj periudhe kohore është sektori i ndërtimtarisë , që rritja e kredive për këtë sektor në baza vjetore ka qenë 23.6 %, pasuar nga sektori për miniera me një përqindja vjetore 15.3 dhe sektori i prodhimtarisë”, tha Mehmeti.
Ndërsa vlera e përgjithshme e depozitave sipas tij, për periudhën raportuese deri në nëntor 2017 ka arritur mbi 3 miliardë euro.
Mehmeti tha se përveç kredive, bankat kanë fituar mirë duke arritur në 85.4 milionë euro.
“Fitimi i bankave për përudhën janar-nëntor shënoi 85.4 milionë euro. Me rritje të aktivitetit u karakterizuan edhe sektorët të tjerë siç janë pensionet të cilat me të dhënat që i kemi në dispozicion të fundit , deri në shtator arritën vlerën rreth 1.58 miliard euro. Sektori i sigurimeve për herë të parë ka arritur që të ketë rezultat financiar pozitiv. Ky rezultat financiar pozitiv vlerësohet që të jetë diku afër 8 milionë euro”, tha Mehmeti.
Sipas tij edhe sigurimet e mikrofinancat kanë pasur trend të mirë të zhvillimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës