LAJMI I FUNDIT:

Deponia e Mirashit “bombë” e kurdisur ekologjike

Deponia e Mirashit “bombë” e kurdisur ekologjike

Deponia e mbeturinave në Mirash është duke paraqitur një rrezik të madh ambiental për vendin. Kjo pasi që pasi që rrjedhja e ujërave të zeza nga kjo deponi do të shkojnë drejt lumit Sitnica.

Kështu tha sot në një konferencë për media kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), Abdullah Haxhiu.

Ai është shprehur i shqetësuar sepse pavarësisht të gjitha kërkesave të bëra për rregullimin e këtij problemi ekologjik që po paraqet kjo deponi, mungon përkrahja financiare në projekt-buxhetin e miratuar nga Qeveria.


“Gjendja është shumë e rëndë, është shumë e rrezikshme sepse niveli i ujërave në deponi sanitare të këtij liqeni akumulues është duke ardhur në nivelin e lumit Sitnica. Rreziku është që kahja e ujërave më nuk do të vjen drejt Sitnicës në deponi, por do të ndodhë e kundërta prej deponisë në Sitnicë, por edhe paraqet si rrezik shfaqjen e zjarreve ku me këtë rast edhe ish-ministri Agani (Ferid) del para medieve edhe thotë ‘Deponia e Mirashit, është një bombë ekologjike, një bombë e kurdisur’”, tha Haxhiu.

Sa i përket gjendjes financiare të kompanisë që ai drejton, Haxhiu tha se ka pasur një përmirësim në këtë drejtim.

Sipas tij, është rritur kapaciteti për deponimin e mbeturinave që ka rezultuar me rritje të inkasimit të të hyrave.

Këtë problem që e shfaqi sot Haxhiu është duke e trajtuar edhe kompania gjermane GIZ në mënyrë që të nxirret një rekomandim.

Kryeshefi i KMDK-së, Avdullah Haxhiu, tha se nëse Qeveria nuk ofron mbështetje financiare atëherë kjo kompani nuk do të ketë kapacitet për t’i menaxhuar ujërat e zeza dhe si pasojë do të ketë rrezik edhe për komunat tjera. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Botë
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Ekonomi
73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Ekonomi
Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Ekonomi
Kalo në kategori