LAJMI I FUNDIT:

Depoja me gurët e Hënës do të hapet nga NASA

Depoja me gurët e Hënës do të hapet nga NASA

Gjysmë shekulli më parë, tre kontejnerë të mostrave hënore ishin lënë mënjanë, për të pritur studimin me teknologji më të përparuar dhe tash koha e tyre ka ardhur.

Vetëm gjatë misionit Apollo 17, astronautët morën më shumë se 250 kilogramë të shkëmbit hënor gjatë ecjeve në Hënë, në vitin 1972.


Më vonë këtë vit, NASA do të zbulojë copat e vogla të shkëmbinjve të Hënës që nuk janë parë më parë, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës.

Astronautët e misioneve Apollo që zbritën në Hënë nga viti 1969 deri në vitin 1972, mblodhën 842 kilogramë të gurëve hënor, mostra bazë, guralecë, rërë dhe pluhur.

Shumë prej atyre mostrave u hapën më vonë në Tokë, por tri prej tyre kanë mbetur të mbyllura për gati 50 vjet.

Ato janë ruajtur qëllimisht për t’u studiuar në kohën kur teknologjia të jetë më e përparuar dhe kjo do të lejojë shkencëtarët të thellohen më tepër në misteret e Hënës.