LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Shtetit: Do të vazhdojmë presionin për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Departamenti amerikan i Shtetit: Do të vazhdojmë presionin për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price/ Photo: REUTERS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Kështu ka deklaruar Ned Price, zëdhënës i Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, përmes një postimi në rrejtin e tij social “Twitter”, duke ripostuar reagimin e Ambasadës Amerikane në Beograd.

Price ka kërkuar drejtësi për këtë vrasje.

“Kanë kaluar 23 vite pa drejtësi për tre shtetas amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të ekzekutuar derisa ishin në paraburgim, nga policia speciale serbe. Ne nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion për zgjidhjen e këtij rasti”, ka shkruar Price, transmeton Telegrafi.

Price e kishte ripostuar reagimin e Ambasadës Amerikane në Beogran në të cilën i ka bërë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjësi për ata që kanë kryer këto vrasje.

“Sot bëhen 23 vjet që kur tre shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyqi, u ekzekutuan në paraburgim nga policia speciale serbe. Ne nuk do ta harrojmë këtë krim dhe i bëjmë thirrje Serbisë edhe një herë që të mbajë përgjegjësi për ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Të tre vëllezërit Bytyqi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdar.

SHBA: Edhe një vit pa zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi
Lexo po ashtu SHBA: Edhe një vit pa zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

Në dhjetor të vitit 2018, Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosavleviq – Guri, ndaj të cilit, siç thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori