LAJMI I FUNDIT:

Departamenti Amerikan i Shtetit lanson programin “Innovate the Balkans”

Departamenti Amerikan i Shtetit lanson programin “Innovate the Balkans”

GIST Innovates the Balkans është programi më i ri për mbështetje të sektorit të TIK, Inovacionit dhe Bizneseve Startup në Kosovë dhe Ballkanin Perendimor, që vjen si nismë e Universitetit të Arizonës (SHBA) dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si partner udhëheqës për regjion. Financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, programi do të zbatohet përgjatë vitit 2023.

Programi “GIST Innovates the Balkans” i cili do të zbatohet në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje & Hercegovinë, përfshinë 10 javë trajnim dhe mentorim intenziv për zhvillimin e ideve dhe bizneseve, si dhe do të ofrojë burime, vegla dhe mbështetje profesionale nga stafi i Universitetit të Arizonës, biznese dhe mentorë tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktivitetet e programit për të gjitha vendet pjesëmarrëse nga Ballkanit Perendimor, mbahen Prishtinë.

Datat që duhet ti dini:

– Aplikimi i hapur deri më 28 Shkurt 2023
– Periudha e trajnimeve dhe mentorimit – Verë 2023
– Takimet dhe Punëtoritë Virtuale – Vjeshtë 2023
– Pjesëmarrja në “Devils Demo Day” në Universitetin e Arizonës – 3 Dhjetor 2023.

Programi “GIST Innovates dhe Balkans” do ti përzgjedhë 12 ekipa (nga 2 anëtarë) pas vlerësimit të aplikacioneve. Për më shumë informata rreth programit, aplikimit dhe kritereve klikoni KËTU.