LAJMI I FUNDIT:

I dënuari me vdekje në SHBA, kërkon shtyrjen e ekzekutimit në mënyrë që të mund të dhurojë veshkët

I dënuari me vdekje në SHBA, kërkon shtyrjen e ekzekutimit në mënyrë që të mund të dhurojë veshkët

Një burrë nga Teksasi që do të ekzekutohej në më pak se dy javë, ka kërkuar të vonohet ekzekutimi në mënyrë që të mund të dhuronte një veshkë.

Ramiro Gonzales, 39 vjeç, i cili do të vdesë nga një injeksion vdekjeprurës më 13 korrik, ka paraqitur kërkesë zyrtare për të shtyrë ekzekutimin e tij në mënyrë që të mund të dhurojë veshkën për dikë që ka nevojë urgjente për një transplant.


“Si mund ta kthej jetën – mendoj se kjo mund të jetë ndoshta një nga gjërat më të afërta për ta bërë këtë”, tha Gonzales për Projektin Marshall.

Avokatët e Gonzalesit kërkuan një pushim prej 30 ditësh nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dhe një pezullim të veçantë 180-ditor nga bordi i faljeve dhe lirimeve me kusht të Teksasit, duke përmendur dhurimin e veshkave, raporton theguardian.

Gonzales fillimisht i lindi ideja për të dhuruar veshkën gjersa fliste me Michael Zoosmanin, një aktivist kundër dënimit me vdekje.

Të dy shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin që nga janari i vitit 2021. Në një letër, Zoosman përmendi se një grua në komunitetin e tij po kërkonte një dhurues veshkash dhe Gonzales u përgjigj se ishte i etur për ta ndihmuar.

“Ai u hodh mbi të”, tha Zoosman për Independent, duke shtuar se Gonzales donte të gjente “një mënyrë për të shpëtuar një jetë”.

Edhe pse Gonzales më vonë u konstatua se nuk ishte i përshtatshëm për gruan, ai mbeti i interesuar të gjente mënyra për të dhuruar veshkën e tij.

Gonzalez ka gjithashtu një grup të rrallë gjaku, i cili mund të ndihmojë ata që kanë vështirësi të gjejnë një ngjashmëri të përshtatshme.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim në mendjen time se dëshira e Ramiros për të qenë një dhurues altruist i veshkave nuk është i motivuar nga një përpjekje e minutës së fundit për të ndaluar ose vonuar ekzekutimin e tij”, tha Zoosman për Associated Press.

Departamenti i drejtësisë penale në Teksas i lejon njerëzit e burgosur të dhurojnë organe dhe inde.

Gonzales u konsiderua i papërshtatshëm për të dhuruar pasi bëri një kërkesë në fillim të këtij viti, tha zëdhënësja e departamentit Amanda Hernandez për Associated Press, megjithëse ajo nuk dha ndonjë arsye.

Bordi i faljeve dhe lirimeve me kusht në Teksas ka vendosur të votojë për kërkesën e Gonzalesit rreth pezullimit të përkohshëm të dënimit me vdekje më 11 korrik.

Gonzales është dënuar me vdekje pasi kishte vrarë në vitin 2001, Bridget Townsend, 18 vjeç nga Teksasi jugperëndimor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori