LAJMI I FUNDIT:

I dënuari për vrasjen e 27 shqiptarëve bëhet pjesëtar i ushtrisë së Serbisë, reagon MPJD

I dënuari për vrasjen e 27 shqiptarëve bëhet pjesëtar i ushtrisë së Serbisë, reagon MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) reagon sërish ndaj rastit të arratisjes së të dënuarit serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, kriminelit Rajko Kozllina, për të cilin së fundi po raportohet se, edhe pse i dënuar për masakrën e 27 civilëve shqiptarë, ka vazhduar të jetë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë.

MPJD në njoftim ka thënë se “Ky fakt edhe njëherë dëshmon se institucionet serbe janë të kriminalizuara, se ato udhëhiqen dhe janë të mbushura ende me persona që kryen gjenocid në Kosovë dhe vendet tjera të rajonit”.


“Serbia qëllimshëm ka shmangur dënimin e urdhërdhënësve të masakrës së Tërnjes, ndërsa i vetmi i dënuar me një dënim simbolik është krimineli Rajko Kozllina, i cili edhe përkundër shpalljes së dënimit nga gjykata, ka vazhduar të qëndrojë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë.  Krimineli Kozllina asnjëherë nuk u paraburgos ndërsa organet e rendit vazhdojnë t’i mundësojnë ikjen nga vuajtja e dënimit”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se” skandali Kozllina shpërfaq më së miri përfshirjen e pothuajse gjithë aparatit shtetëror në mbrojtje të kriminelëve dhe mosndëshkimin e tyre për krimet gjenocidiale të kryera në Kosovë”.

|Ministria e Mbrojtës së Serbisë e mbajti atë anëtar aktiv të ushtrisë, edhe pasi u dënua për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Institucionet e drejtë​sisë asnjëherë nuk e paraburgosën atë, ndërsa të gjithë kriminelët e kësaj masakre i shpallën të pafajshëm. Edhe atë të cilin vetëm formalisht e shpallën fajtor, ia mundësuan ikjen nga vuajtja e dënimit.

Ministria e Brendshme e Serbisë edhe sot po ia mundëson fshehjen dhe ikjen nga drejtësia këtij krimineli monstruoz.

Me të gjitha këto veprime, Serbia e udhëhequr nga Vuçiq, po dëshmon që nuk dëshiron t’i kontribuoj drejtësisë dhe nuk është e gatshme që të ballafaqohet sinqerisht me të kaluarën e saj kriminale. Institucionet atje me krenari vazhdojnë të udhëhiqen nga ata që shkaktuan tmerrin dhe gjenocidin në të gjithë ish-Jugosllavinë. Mosndëshkimi, mohimi dhe fshehja e krimeve dhe varrezave masive po vazhdon të jetë politikë shtetërore si në kohën e Millosheviqit”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori