LAJMI I FUNDIT:

Tha “Kosovën do ta lajmë më gjak, dënohet shtetasi malazez për incidentin në Gazimestan

Tha “Kosovën do ta lajmë më gjak, dënohet shtetasi malazez për incidentin në Gazimestan

Shtetasi malazez, Risto Jovanoviq, është dënuar të mërkurën me 6,700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës kombëtare dhe fetare”.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media.

“I akuzuari R.J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh burgim, duke filluar nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, konform nenit 79 të KPRK-së koha e kaluar në paraburgim i llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit me burg, konform nenit 44 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurit gjykata i zëvendësoj dënimin me burgim me dënim me gjobë, ashtu që për pjesën e mbetur të dënimit të paguaj shumën prej 6700 € (gjashtë mijë e shtatëqind euro) gjobë. Të akuzuarit R.J. gjykata i shqiptoj edhe dënimin plotësues ku urdhërohet dëbimi i të pandehurit R.J. nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej 5 vite. Kohëzgjatja e dëbimit llogaritet nga dita kur ky akgjykimi merr formën e prerë”.


Arrestimi i shtetasit malazez në Gazimestan, a u lëkunden raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi?
Lexo po ashtu Arrestimi i shtetasit malazez në Gazimestan, a u lëkunden raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi?

“I akuzuari, R.J.me datë 28.06.2021 rreth orës 14:00, në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, në vendin tek monumenti i “Gazimestanit”, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim në mes të grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë manifestimit të përvjetorit të njohur si “Vidovdan”, publikisht dhe në prezencën e numrit të konsiderueshëm të qytetarëve, ka brohoritur fjalët “vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajmë me gjak”, “Kosova është Serbi”, ndërsa para gazetarëve dhe medieve të pranishme ka deklaruar “ … kur kthehem djathtas, ku shoh shqiptarët, atyre do tu vie ngusht, për neve do jetë më mire … me çka ka përhapur publikisht urrejtje duke rrezikuar prishjen e rendit publik dhe me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale, Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit nga neni 141 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori