LAJMI I FUNDIT:

Dënohet ish-shefi i Prokurimit në komunën e Gjilanit

Dënohet ish-shefi i Prokurimit në komunën e Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar ish-shefin e Prokurimit, Salih Kqiku, në komunën e Gjilanit me 7 muaj burg me kusht të cilin dënim nuk do vuaj nëse në afat prej 2 (dy) viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër

“I pandehuri është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, se gjatë vitit 2014, në cilësi të Drejtorit të Prokurimit në Komunën e Gjilanit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose personit tjetër, duke punësuar dy familjar të vet, në atë mënyrë që ka vendosur një OJQ “Psikoterapeutet në veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit, e cila gjendet tek Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan.

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka liruar nga akuza,pasi që nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërsa për dispozitivin e dytë të aktakuzës, Gjykata ka gjetur se i akuzuari gjatë vitit 2014 në cilësinë e Drejtorit të Prokurimit, duke tejkaluar kompetencat e tij, ka asgjësuar apo fsheh materialet arkivore, në të cilën zyre kanë qenë të vendosur dosje të tenderëve, e të cilat zyrtarët policorë nuk kanë mundur të i gjejnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori