LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI

Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Blend Vrajolli për shkak të veprës penale të rikualifikuar “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Trajnimi për terrorizëm”, nga neni 133 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Blend Vrajolli u shpall fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e gjashtë muaj.


Koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 21.02.2023, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

“Me aktvendim të veçantë PS.46/2023, të datës 05 mars 2024, gjykata konform nenit 366 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 3; 4; 5 dhe 6 të KPPRK-së, të akuzuarit B.V ia vazhdon masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore Prishtinë”, thuhet më tej.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës obligohet i akuzuari që të paguajë shumën prej njëqind €uro (100 €) në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej njëqind 100€ në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm.

I akuzuari Blend Vrajolli në periudhën kohore disa mujore e deri në datën e arrestimit të tij më datë 21.02.2023, kishte bërë plane dhe ishte përgatitur për ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Kosovë, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe në pikën kufitare Merdarë me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me Nitrat de Calcium, e të cilat në detaje ai i kishte shpalosur gjatë komunikimit të zhvilluar përmes aplikacionit Threema, nga profili ”Proxyal”, me një person me emrin “Al Muhaxheri – ( i huaj)”.

Vrajolli nga personi me emrin “Al Muhaxheri” kishte kërkuar udhëzime për krijimin e bombave artizanale apo materie eksplozive, për realizimin e planit të tij, e që me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, me rastin e ndalimit dhe kontrollit në pikën kufitare Hani i Elezit, i njëjti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës DKT në Prishtinë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori