LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 3 vite burgim i akuzuari për grabitjen e bankës në Ferizaj

Dënohet me 3 vite burgim i akuzuari për grabitjen e bankës në Ferizaj

Ferizaj- I akuzuari Faruk Ademi është dënuar 3 vite burgim pasi e ka pranuar se ka kryer veprën penale të grabitjes, e cila kishte ndodhur në bankën “ProCredit Bank”, në Ferizaj në vitin 2008.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari i çështjes Sahit Krasniqi, i akuzuari Faruk Ademi për veprën penale “grabitje” u dënua me dënim burgimi prej 3 viteve. Të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, prej 9 qershor 2008 deri më 10 maj 2011.

I akuzuari Ademi, po ashtu është obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, më 27 prill 2016, Gjykata Themelore në Ferizaj, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve: Burim Berisha, Haki Isufi, Fikret Murati, Fatos Azizi, Selami Beqiri dhe Xhelal Azizi, të gjithë të akuzuar për veprën penale në bashkryerje, “Grabitje”, për të cilën vepër secili veç e veç ishte dënuar me dënim burgimi prej 3 viteve.

Ndërsa, së bashku me 6 të pandehurit e lartë cekur, edhe i pandehuri Faruk Ademi ngarkohet me veprën penale të grabitjes, mirëpo i njëjti ndodhej në arrati, andaj ndaj tij ishte veçuar procedura.

Sipas aktakuzës më 09 qershor 2008 rreth orës 08:06 në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gervalla” në filialin e “ProCredit Bank”, të akuzuarit Burim Berisha, Haki Isufi, Fikret Murati, Fatos Azizi dhe Selami Beqiri, me qëllim të përfitimit direkt si pjesë e grupit të organizuar kriminal,  në atë mënyrë që të pandehurit Burim Berisha dhe Haki Isufi kishin bërë një plan paraprak për të grabitur filialin “ProCredit Bank”, në Ferizaj dhe pasi kishin bërë planin ata kishin kontaktuar me të pandehurin Fikret Murati, të cilit i kishin kërkuar të gjejë një person të besueshëm i cili do të futej ne bankë së bashku me të pandehurin Burim.

Në akuzë thuhet se i pandehuri Fikret kishte kontaktuar me të pandehurin Xhelal Azizi, i cili për një kohë kishte qenë në arrati.

Ndërsa, pasi që ky i fundit kishte pranuar propozimin, të katërtit ishin takuar në kafiterinë “Roal 66″ në Ferizaj ku aty kishin ndarë rolet për secilin prej tyre dhe janë informuar për kohën e kryerjes së veprës penale.

Kështu, më 9 qershor 2008 rreth orës 08:06 me makinën e markës “Golf II”, ngjyrë e gjelbërit, pronë e të pandehurit Selami Beqiri, i cili pas marrëveshjes Haki Isufi dhe Selami Beqiri kishte lënë makinën në oborrin e shtëpisë së tij të hapur me qelës brenda.

Ashtu që, të pandehurit Burim Berisha dhe Xhelal Azizi kishin shkuar përballë bankës e cila gjendet në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, kishin ndaluar makinën kishin dalë nga makina të maskuar, me dorëza pune dhe të armatosur me revolet që i kishin mbajtur në dore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, në akuzë thuhet se të pandehurit kishin hyrë me shpejtësi brenda ku i pandehuri Xhelal kishte drejtuar revolen drejt rojës së sigurisë në hyrje të ndërtesës duke i detyruar ata të shtriheshin në dysheme duke i kërcënuar se nëse lëvizin do të i vrisnin.

Ndërsa, i pandehuri Burim Berisha me revole kishte shkuar tek zyra e parave e duke i kërcënuar ata me revole kishte marrë nga dollapët gjithë paratë, i kishte futur në valixhe boshe të bankës, pastaj kishte marrë një valixhet tjetër dhe i kishte mbushur me para, pastaj të dytë kishin dalë nga banka.

Të njëjtit ishin larguar me shpejtësi me të njëjtën makinë, ndërsa me këtë rast kishin marrë sasinë e parave 111.182.92 € dhe 196.889 USD dhe 40 franga zvicerane.

Më pas të njëjtit pasi që kishin arritur në qendrën e mjekësisë rajonale në Ferizaj ashtu siç kishin bërë marrëveshje më parë, i pandehuri Faruk Ademi kishte qenë duke i pritur në makinën e tij ngjyrë qershie “Opel Vectra” sipas marrëveshjes së mëparshme me të pandehurin Fatos Azizi, i pandehuri Haki Isufi i kishte premtuar para në vlerë prej 10.000 € nga të cilat 1000€ do të i jepeshin pronarit të makinës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit, kishin vendosur çantat me para në makinë ku i pandehuri Xhelal Azizi kishte hyrë dhe ishte reduktuar me një shpejtësi drejt Gjilanit.

Ndërsa, i pandehuri Burim Berisha kishte marr një taksi dhe kishte shkuar ne restorantin “Buca-Petrol” në rrugën kryesore Ferizaj-Kaçanik ku kishte pirë një kafe, kishte bërë disa telefonata nga telefonat e kamerierëve dhe në fund revolen e cekur me lart e kishte hedhur në koshin e plehrave në korridorin e banjës.

Në anën tjetër, të pandehurit Xhelal dhe Faruk kishin vazhduar me makinë në drejtim të kundërt afër fshatit Zllatar, aty kishin marrë valixhet me para dhe ishin larguar afër fshatit Tërpezë, ku ata kishin vendosur parat në çantat sportive me ngjyrë vishnje.

I pandehuri Xhelal kishte marrë një sasi parash pas premtimit të mëparshëm i ka dhënë të pandehurit Faruk 3.000€ dhe 5100 USD dhe ishin ndarë aty, pas ndarjes i pandehuri Xhelal Azizi ishte takuar me të pandehurin Burim Berisha, Haki Isufi dhe Fatos Azizi, të njëjtit ishin takuar në kafiterin “Energji” ku dhe ishin arrestuar nga policia, pastaj më vonë ishin arrestuar edhe të pandehurit tjerë ndërkaq i pandehuri Xhelal Azizi kishte ikur dhe kishte marrë me vete 40.000€.

Të pandehurit e lartcekur akuzoheshin se kanë kryer veprën penale grabitje nga neni 255 par.3 lidhur me par.1 lidhur me nenin 23 të KPRK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori