LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 27 vjet burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë

Dënohet me 27 vjet burgim tropojani që vrau dhëndrin në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, të premten, e ka dënuar me 27 vite burgim të akuzuarin për vrasje të rëndë, tentim vrasje dhe lëndim të lehtë trupor, Col Imeraj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Imeraj, akuzohet për tri vepra penale “Vrasja e rëndë”, “Vrasja” e ngelur në tentativë dhe “Lëndimi i lehtë trupor” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit fillestarë ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e shtatë (27) vjet.

I pandehuri C.I., akuzohet se me datë 07 korrik 2020 rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Bardhaniq, Komuna e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit N. M. me dashje në mënyrë mizore dhe për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin N. M. në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke fjetur së bashku me bashkëshorten e tij të dëmtuarën D. M., i pandehuri e merr një thikë në kuzhinë dhe një çekan hekuri, e thyen derën e dhomës me çekan, hyn në dhomën e tyre dhe së pari e godet të dëmtuarën D. M. me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë pastaj me thikë e godet të ndjerin N. M. në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. I njëjti shkon edhe në dhomën tjetër, ku prezent ka qenë djali i viktimës M. M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, e duke i shkaktuar lëndime trupore.

Një i vdekur e dy të plagosur në Bardhaniq të Gjakovës
Lexo po ashtu Një i vdekur e dy të plagosur në Bardhaniq të Gjakovës

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori