LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit, nuk respektuan orarin e punës

Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit, nuk respektuan orarin e punës

Policia ka shqiptuar 67 gjoba disa personave në qytetin e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit, gjatë vikendit që e lamë pas për shkak të mos respektimit të masave kundër COVID-19.

Sipas policisë së Kosovës inspektorët komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AUV, gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre përveç shqiptimit të gjobave kishin dhënë edhe 15 vërejtje.


“Më datat 18-20 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti-Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave Anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 67 gjoba  personave fizik, janë dhen 15 vërejtje”, bënë të ditur policia.

E në kuadër të inspektimeve sipas policisë janë kontrolluar edhe 89 biznese të ndryshme ku 4 prej tyre u janë shqiptuar gjoba prej 200 eurosh për shkak se nuk e kishin respektuar orarin e punës.

“ Poashtu janë vizitua dhe kontrollua objekti te ndryshme te bizneseve 89 si dhe për mos respektim te orarit te punesë  janë  shqiptuar  4  gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006”, njofton policia.

Mirëpo nuk ishin vetëm këto shkelje në shënjestër të inspektimeve, kjo për shkak se gjoba ishin shqiptuar edhe për shkelësit e rregullave të komunikacionit, nërajonin e Prizrenit.

“Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 707 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 5 patentë shofer. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori