Në edicionin e fundit të emisionit “Suksesi është qëllimi yt”, Denis Gafuri bashkë me Asetila Kostinger Von Sonnenland kanë folur për thuajse çdo gjë rreth suksesit.

Në videon e mëposhtme, ju mund ta ndiqni emisionin e plotë dhe të mësoni shumë gjëra sa i përket suksesit, marrjes së vendimeve, rëndësisë së krijimit të lidhjeve, blockchainit e shumë gjërave tjera.


Përveç këtyre, këto janë temat të cilat dy ekspertët i kanë diskutuar:

- Çfarë e bën njeriun të suksesshëm

- Si ndihmon kureshtja në arritje të suksesit

- Cilat janë gabimet që nuk duhet t’i bëjmë përgjatë karrierës

- Rëndësia e mentorëve dhe këshillave të tyre për arritje të suksesit

- Marrja e vendimeve të vështira

- Sipërmarrësia

- Rëndësia dhe teknikat e ‘networking’ për të ndërtuar një rrjet të mirëfilltë të bashkëpunimit me njerëz

- Kujt t’i japim prioritet dhe si të prezantohemi gjatë takimeve në evente

- Si të kërkojmë ndihmë

- Çfarë kemi mësuar nga situata aktuale me coronavirusin

- Gratë në blockchain

- Ekspozimi i grave në sipërmarrësi, etj.