LAJMI I FUNDIT:

I dëmtuari thotë në gjykatë se e kanë falur familjen e të akuzuarit për rastin e shkaktimit të aksidentit ku mbetën të vdekur 5 persona

I dëmtuari thotë në gjykatë se e kanë falur familjen e të akuzuarit për rastin e shkaktimit të aksidentit ku mbetën të vdekur 5 persona

I dëmtuari Imer Ramadani, përfaqësuesi i familjes së të dëmtuarve, thotë se ditën e ceremonisë së varrimit të të ndjerëve, i kanë zgjatë dorën familjes së të akuzuarit, dhe i kanë falur me qëllim që mes tyre të mos ketë hakmarrje.

Këtë deklarim i dëmtuari Ramadani, e ka bërë të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, Erton Musliu është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 5 tetor, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.


I dëmtuari Ramadani tha se qëndron pranë deklaratës së tij të dhënë në prokurori, ndërsa ditën kritike tha se kishte qenë në Shqipëri për pushime, derisa lajmin e kishte kuptuar teksa po kthehej nga Shqipëria. I njëjti tha se e kishte njoftuar djali i axhës së tij se familjarët ishin aksidentuar rëndë por nuk e kishte njoftuar se të njëjtit kishin vdekur.

Prokurori Genc Nixha e ka pyetur të dëmtuarin Ramadani, se çfarë raporte ka me të akuzuarin dhe familjarët e tij, i dëmtuari Ramadani tha se nuk kanë raporte të këqija, dhe me të njëjtit nuk kanë kontakte.

“Pas rastit, ditën e varrimit ne kemi zgjat duart dhe jemi pajtuar sipas zakoneve-kanunit, ndërsa sa i përket ligjit, i njëjti të dënohet sipas ligjit”, ka thënë i dëmtuari Ramadani.

Avokati i palës së dëmtuar, Gazmend Sopa ka pyetur dëshmitarin se në çfarë kuptimi kanë bërë faljen, duke pas parasysh se i njëjti ka humbur 5 anëtarë të familjes, i dëmtuari tha se e kanë falur gjakun në mënyrë që të mos ketë hakmarrje në mes familjeve.

Tutje, në këtë shqyrtim gjyqësorë u dëgjua dëshmitari Lirim Hajdini, i cili ishte pasagjerë në veturën e të akuzuarit ditën kritike të aksidentit.

Dëshmitari Hajdini tha se i qëndron deklaratës së tij të dhënë në prokurori, ai tha se të akuzuarin e ka njohur 5 muaj para se të ndodhte rasti, ndërsa ditën kritike kishin vendosur të shkonin në Prizren së bashku me ta ishte dhe i dëmtuari Ylli Halili.

“Unë kam qenë i ulur përpara, shumicën e kohës kam qëndruar në telefon, atë ditë kujtoj se ka rënë shi”, tha dëshmitari Hajdini.

Prokurori Genc Nixha ka pyetur dëshmitarin Hajdini, se si i njëjti ka deklaruar në prokurori se i akuzuari nuk e ka përdorur telefonin, kur në bazë të deklarimit të sotëm vetë dëshmitari tha se ka qëndruar në telefon, ky i fundit tha se i akuzuari nuk ka qëndruar në telefon, duke shtuar se është i sigurt për këtë gjë.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Toma Gashi e ka pyetur dëshmitarin nëse i njëjti a ka ndonjë pasojë nga ky aksident, dëshmitari Hajdini tha se nuk ka pasoja të shëndetit fizik, ndërsa ka shtuar se ende merr terapi nga psikologu.

Në këtë shqyrtim u dëgjua dhe dëshmitari Ylli Halili, i cili poashtu ka mbetur pranë deklaratës së tij të dhënë në prokurori.

“Fillimisht jam takuar me Ertonin pastaj dhe me Lirimin te “Village” në Ferizaj, aty kemi qëndruar disa minuta dhe kemi planifiku me shku në Prizren, pastaj u nisëm në veturë ishte i akuzuari Lirimi dhe unë i cili kam qenë i ulur mbrapa në veturë”, tha dëshmitari Halili

Ai tutje tha se gjatë rrugës kishte qëndruar në telefonin e tij në rrjetin social Tiktok, ndërsa në momentin e aksidentit telefonin e kishte në xhep.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Toma Gashi ka pyetur dëshmitarin nëse i akuzuari e ka përdor telefonin në veturë apo jo, dëshmitari Halili tha se i akuzuari nuk e ka përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Kryetarja e Trupit Gjykues, Kadrije Goga Lubishtani i ka pyetur dëshmitarët a i bashkëngjiten ndjekjes penale ndaj të akuzuarit Erton Musliu, dëshmitarët Lirim Hajdini dhe Yll Halili deklaruan se nuk i bashkëngjiten ndjekjes penale, raporton betimiperdrejtesi.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua  25 shkurt 2022.

Sipas aktakuzës, më 6 qershor 2021, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare të Komunës së Ferizajt, i pandehuri duke drejtuar automjetin të markës “Audi A8”, me të arritur përballe firmës “LS Qeramika”, me dashje eventuale shkel nenin 53, paragtafin 1 të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Aty thuhet se duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim, si dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe kishte kaluar ne shiritin e majtë rrugor, me ç’rast më pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II” në pjesën e përparme të anës së majtë, i cili automjet ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj.

Në aktin akuzues thuhet se në këtë aksident, në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë N.R., Xh.R., S.R. dhe i mituri Y.R., kurse I.R. ndërron jetë më pas në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu, thuhet se L.H. person lëndime të rënda trupore, kurse Y.H. lëndime të lehta.

Me këtë, Erton Musliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Ndryshe, nga 6 qershori e deri më 25 shtator Musliu ka qëndruar në paraburgim, kurse nga 25 shtatori e deri më 25 tetor atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori