Njësitet policore kanë arrestuar një person nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar të tjerë kanë dëmtuar një kabllo të ndriçimit publik në zonën e Prelezit të Zubin Potokut

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar darët-danat dhe dy pajisje metalike për ngjitje në shtylla, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit për të kryer dëmtimin.


Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Telegrafi/