LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet rruga në Graboc të Fushë Kosovës, banorët e rregullojnë vetë

Dëmtohet rruga në Graboc të Fushë Kosovës, banorët e rregullojnë vetë

Reshjet e pandërprera të shiut e borës, ditëve të fundit, përpos vërshimeve, kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në infrastrukturën rrugore.

Rruga e asfaltuar në fshatin Graboc i Poshtëm në Fushë Kosovë është dëmtuar krejtësisht duke ua pamundësuar banorëve që të qarkullojnë.

Kjo situatë i ka detyruar banorët që të ndërmarrin vetiniciativë për rregullimin e rrugës me mjete vetjake.

Banorët i thanë RTK-së se rruga është asfaltuar qe 3 muaj ndërsa kanë ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë rastin, pasi ngrenë dyshime se nuk mund të jetë ndërtuar si duhet.

Kritika për komunën e Fushë e Kosovës e pati edhe opozita. Kryetari i degës së PDK në Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava tha se dyshon se në lidhje me këtë projekt ka pasur keqpërdorim dhe abuzim të buxhetit.

Zyrtarë të Komunës ë Fushë Kosovës kanë thënë përpos telefonit se nuk kanë asnjë informatë për rrugën e dëmtuar në fshatin Gaboc i Poshtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori