LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohen disa varreza të serbëve në Graçanicë, policia nis hetimet

Dëmtohen disa varreza të serbëve në Graçanicë, policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 15:10, në stacionin policor në Graçanicë një person i gjinisë femrore ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 15:00, e njëjta kishte vizituar varrezat e të afërmve të saj në fshatin Kishnicë dhe kur kishte arrit tek varrezat e njëjta ka konstatuar se disa varreza ishin të dëmtuara.

“Policia e Kosovës menjëherë pas pranimit të informatës dhe raportimit të rastit, i është përgjigjur rastit menjëherë me seriozitetin më të madh dhe përveç hetuesve të stacionit policor në Graçanicë ka angazhuar edhe hetues të specializuar nga niveli rajonal për ndërmarrjen e masave profesionale hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë këtë rast.


Ekipet kompetente hetimore përfshirë edhe ato të teknikës forenzike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e ekzaminimit forenzik, ku edhe është evidentuar dëmi në disa varreza të komunitetit serb”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin policia ka bërë të ditur se është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast në drejtim të veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave” neni 413, paragrafi 1.

“Policia e Kosovës përmes hetuesve më të specializuar është e përkushtuar në kompletimin e shpejtë dhe hetimin sa më profesional të këtij rasti, sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë rastin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë kryerësve të këtij akti të shëmtuar

Gjithashtu, inkurajojmë të gjithë qytetarët pa dallim, në rast të posedimit të ndonjë informate lidhur me këtë çështje, ta ndajnë me Policinë e Kosovës në mënyrë që rastet e tilla të zbulohen më shpejt dhe mos të përsëriten asnjëherë në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori