LAJMI I FUNDIT:

Dëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Prokuroria nis hetimet 

Dëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Prokuroria nis hetimet 

Sot në orët e paradites në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur një incident, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, ndërkaq automjeti ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.

Incident në parkingun e QKUK-së, dëmtohet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit
Lexo po ashtu Incident në parkingun e QKUK-së, dëmtohet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit

E lidhur me këtë, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në një deklaratë për Telegrafin thanë se kanë iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës së mjetit të rrezikshëm”.


“Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Përdorim i armës së mjetit të rrezikshëm’. Prokurori i shtetit dhe Njësiti përkatës janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratën për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel

Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel "Grand", deklarohen nga Prokuroria

Lajme
Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Lajme
Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Lajme
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Kalo në kategori