Tularemia është një sëmundje akute infektive, e shkaktuar nga një baktere e cila tek njerëzit bartet nëpërmjet brejtësve, kryesisht nëpërmjet ushqimit dhe ujit. Ajo manifestohet në mënyra të ndryshme klinike (dridhje, ethe, kokëdhembje, shtangim të nyjave, dhembje e muskujve, djersitje, etj.), por rastet më të shpeshta kanë të bëjnë me rritjen e gjëndrave limfatike. Njerëzit nxiten të ushtrojnë maturi: ta mbajnë ushqimin në vende të sigurta dha ta vlojnë ujin para se ta përdorin, nëse atë e marrin nga bunarët.
Përktheu: dr.sci. Lul Raka
Francisella tularensis rritet pak ose nuk rritet fare në shumicën e terreneve kultivuese dhe kërkon agar gjak special me glukozë dhe cisteinë. Gjatë përpunimit të mostrave për kultivim duhet pasur kujdes të jashtëzakonshëm, sepse kjo baktere është infektive edhe në doza shumë të vogla.
Epidemiologjia dhe simptomat
Francisella tularensis shkakton sëmundjen e tularemisë. Rezervarë parësorë të saj janë mijtë, brejtësit, lepujt, rriqrat etj. Njeriu më së shpeshti preket nga tularemia përmes thumbimit të insekteve (kryesisht rriqrave, por edhe insekteve të tjera) ose pas kontaktit me indet e kafshëve të sëmura. Sëmundja karakterizohet me ulqerë fokale në vendin e depërtimit të baktereve dhe rritjen e nyjave limfatike regjionale.
Mjaftojnë vetëm 10-50 mikrobe për të shkaktuar sëmundje te njeriu nëse inhalohen apo futen nëpër lëkurë, kurse për rrugën orale të infeksionit kërkohet një numër shumë i madh i tyre (108). Inkubacioni zgjat 3-10 ditë. Zakonisht, në vendin e hyrjes zhvillohet një papulë lëkurore e vogël. Ulcerimi shfaqet bashkë me ethe, rrëqethje, rraskapitje, lodhje dhe zakonisht limfadenopati. Pason bakteremia, me ç’rast mikroroganizmi rritet brenda qelizave në sistemin retikuloendotelial. Përhapja përmes qarkullimit të gjakut i mundëson francisellave të shpërndahen nëpër organe të ndryshme duke dhënë lezione fokale. Pacienti mund të zhvillojë disa sindrome klinike. Më së shpeshti vërehet forma ulceroglandulare (70-85%), në të cilën në vendin e infeksionit zhvillohet një papulë ulceroze me dhembje që ka qendër nekrotike dhe periferi të ngritur. Format tjera janë glandulare (limfadenopati pa ulcerë), tifoide, pneumonike, okuloglandulare dhe rrallë orofaringeale (tonzillofaringjit me limfadenopati).
Patogjeneza
Prania e kapsulës i mundëson kësaj baktere rezistencën ndaj fagocitozës. Gjatë qëndrimit brendaqelizor, mikrobi i reziston shkatërrimit nga fagocitet dhe shumëzohet në qelizë. Shumica e simptomave janë për shkak të mbindjeshmërisë së ndërmjetësuar qelizore.
Diagnoza
F. tularensis është vështirë të vizualizohet në përgatesat e ngjyrosura direkte. Mikroorganizmi mund të izolohet nga mostrat e sputumit dhe aspirateve të nyjave limfatike të inolukuara në agar çokollatë. Hemokulturat shpesh janë negative. Kjo baktere rritet shumë ngadalë, andaj duhet të inkubohet në termostat për disa ditë me radhë. Identiteti i kësaj baktere dëshmohet me antiserume specifike.
Parandalimi dhe kontrolli
Streptomicina është medikament i përzgjedhur për të gjitha format e tularemisë. Rastet e pamjekuara kanë shkallë të vdekshmërisë prej 5-15%. Ekziston një vaksinë nga mikrobet e gjalla të dobësuara, por përdoret vetëm te personat që janë të rrezikuar. Imuniteti ndaj sëmundjes duket se është qelizor. Në masat parandaluese bëjnë pjese shmangia e përpunimit të indeve të kafshëve të infektuara, kujdesi për rriqrat dhe shfrytëzimi i burimeve të pastra të ujit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës