Demiri dhe Klisarovski: Skrining falas për 2000 pacientë të rrezikuar nga sëmundjet kronike të veshkave
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri dhe drejtori i përgjithshëm i Diaverum, Dimitar Klisarovski, sot informuan se është siguruar skriningu falas për 2000 pacientë të rrezikuar nga sëmundje kronike të veshkave.
“Si pjesë e konkluzioneve të Akademisë së Parë Renal të mbajtur nëntorin e kaluar me iniciativën e Ministrisë sonë dhe Ambasadës Suedeze, me synim ndërgjegjësimin për sëmundjet e veshkave dhe parandalimin e hershëm të saj, së bashku me ofruesit e dializës Diaverum dhe Nephroplus, njoftojmë nisjen e projektit “Skrining i popullatës në rrezik nga sëmundjet kronike të veshkave”. Skriningu nis këtë muaj, do të zgjasë katër muaj dhe do të mbulojë gjithsej 2000 pacientë të rrezikuar në të gjithë vendin. Kompetencat dhe burimet e përbashkëta nga fusha e shëndetit të veshkave do të jenë në dispozicion për mbulimin sa më të gjerë, parandalimin dhe kujdesin më të aksesueshëm të popullatës, që në fakt është pjesë e motos vjetore të Ditës Botërore të Veshkave”, tha Demiri.
Klisarovski theksoi se realizimi financiar i projektit është tërësisht përgjegjësi e objekteve shëndetësore Diaverum dhe Nephroplus, që do të thotë se ekzaminimet për pacientët do të jenë falas.
“Ideja për të filluar një projekt të tillë depistimi ka ekzistuar edhe më parë, duke parë gjendjen e pacientëve që nisin dializën, në të cilën në shumë raste pacientët nuk ishin as të vetëdijshëm se kishin sëmundje kronike të veshkave deri në momentin e fillimit të dializës, që është Faza e fundit e sëmundjes kronike të veshkave. Ministria e Shëndetësisë, Administrata Elektronike e Shëndetësisë, ne – Diaverum dhe kolegët tanë nga Nephroplus kemi investuar maksimalisht që ky projekt për skrining falas të popullatës në rrezik nga sëmundjet e veshkave të jetë në dispozicion të pacientëve”, tha Klisarovski.
Qytetarët që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave, do të kontaktohen nga institucionet shëndetësore dhe do të thirren për ekzaminim falas. Skriningu do të përfshijë këto qytete: Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Ohër, Dibër, Manastir, Prilep, Kavadar, Veles, Zhelezara, Vizbegovë, Dellçevë, Gjevgjeli, Shtip, Koçani, Strumicë, Kumanovë dhe Kriva Pallankë.
Presim realizimin maksimal të projektit, dhe rrjedhimisht parandalimin më të madh të sëmundjes kronike të veshkave (SKV) në të ardhmen, pjesëmarrjen në hetimet në kohë, ngadalësimin e progresionit, terapinë e duhur dhe të kontrolluar, si dhe potencialin për reduktim të ndjeshëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundja kronike e veshkave dhe komplikimet e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City