Demi Rose është e njohur për paraqitjet e saja sensacionale dhe provokuese, gjatë daljeve të ndryshme publike.

Prandaj, 24-vjeçarja nuk i ka zhgënjyer fansat e saj edhe gjatë pjesëmarrjes në një eveniment në Mayfair të Londrës për të festuar 'Halloweenin'.


demi2 Demi Rose (Foto: KPPictures)

Modelja e popullarizuar e rrjeteve sociale i ka vënë në plan të parë linjat e njohura trupore, e veshur si një bukuroshe djallëzore duke ekspozuar shumë nga fiziku i saj.

Në këtë mënyrë, është kujdesur që gjithë sytë dhe fokusi i fotoreporterëve të ishin tek ajo në momentin e arritjes.

demi1 Demi Rose (Foto: KPPictures)

Disa fotografi me këtë veshje, ajo i ka publikuar edhe në Instagram, ku numëron mbi 10.5 milionë ndjekës, ndërsa në profilin e saj janë shumë fotografi që nxisin fantazinë. /Telegrafi/