LAJMI I FUNDIT:

Demi përplas për muri pensionistin në Spanjë, ia ngulë brirët nëpër trup

Demi përplas për muri pensionistin në Spanjë, ia ngulë brirët nëpër trup

Një burrë i moshuar (82-vjeç) ka pësuar lëndime të rënda, gjatë garës tradicionale me dema në Spanjë.

Kamerat kanë filmuar momentin rrëqethës kur demi fillimisht e përplas për muri të moshuarin, më pas fillon t’ia ngulë brinjët, transmeton Telegrafi.


Tërë kohën dëgjohet masa duke bërtitur derisa trupin e të moshuarit e përplas në trotuar. Demi vazhdon t’ia ngulë brinjët, derisa e tërheqin masa kafshën me litarin që e kishte të lidhur rreth qafës.

Burrë tenton të ikë nga demi gjatë festivalit tradicional në rrugët e qytetit Ontiniyenta. Pensionisti është lënduar rëndë, megjithatë i ka shpëtuar më të keqes.

Mediat lokale e kanë përshkruar gjendjen e tij shëndetësore si “serioze”, e kjo traditë që praktikohet në qytet qytete në Aragoni. /Telegrafi/